Sefgjini serish te drejtesia

Emerimi i tij eshte bere nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, qe i pyetur nga Top Channel konfirmoi kete levizje.
“Kam emeruar Arben Sefgjinin ne detyren e re. Me rendesi eshte funksionimi i nje organizmi kaq te larte”, u shpreh Alibeaj.
Sherbimi i Proves mendohet te jete nje nga risite me te rendesishme ne sistemin e burgjeve, pasi prej kesaj strukture qe tashme e drejton zoti Sefgjini do te perpunohen te gjitha kerkest e te denuarve qe luten te lene qelite, perballe nje denimi tjeter alternativ sikurse eshte liria ne kushtet e shtepise.
Por perkunder cfare tha drejtori i Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra qe pohoi se eshte bere gati skeda e rreth 300 te denuarve qe mund te perfitojne nga ky sherbim,struktura qe eshte nen varesi te Ministrise se Drejtesise ende nuk ka nisur nga funksioni.