U dëmtohen pronat, banorët e fshatit Panaja bllokojnë rrugën
Rreth 30 makina të firmave të ndryshme që vazhdojnë punën në rrugën Vlorë-Fier nuk janë lejuar dje të çojnë materialet e duhura në trasenë e rrugës pranë fshatit Panaja në rrethin e Vlorës sepse banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth kanë bllokuar rrugën. Ata kanë protestuar në këtë formë, pasi kishin konsumuar më parë të gjitha format e mundshme për një zgjidhje të favorshme për të dy palët.
Ata ankohen se makinat u kanë dëmtuar vreshtat dhe ullinjtë dhe kanë kërkuar që rruga ku ata kalojnë, të bëhet sipas parametrave normalë të kalimit dhe të mos u sjellë atyre problem. Protesta e djeshme ka zgjatur vetëm dy orë si paralajmërim, ndërkohë që nëse nuk u zgjidhet problemi, ata do të bllokojnë edhe rrugën nacionale Vlorë Fier që kalon aty pranë.
Protesta
Në orën 08:30 minuta, rreth 100 banorë të fshatrave pranë Panajasë, pak km në veri të qytetit të Vlorës janë mbledhur, pas disa paralajmërimeve dhe kanë bllokuar makinat e shumë firmave që punojnë në ndërtimin e rrugës së re Vlorë Fier. Me mjete të ndryshme rrethanore ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lënë asnjë makinë të kalojë aty. Bëhet fjalë për rrugën që duhet të përshkojnë këto makina për të çuar materialet e shumta zhavorre për rrugën e re dhe që është hapur përmes vreshtave të këtyre banorëve. Gjatë këtij kalimi, nëpër rrugën që nuk ka asnjë parametër bashkëkohor, këto makina përhapin pluhur të shumtë që shkon dhe bie mbi vreshtat e këtyre banorëve që janë ngjitur me rrugën dhe sidomos dëm më të madh i bën ullinjve që këtu janë me shumicë. Pakësimin e prodhimit këto vreshta rrushi dhe ullinjsh e dhanë qysh në sezonin e kaluar kur rruga sapo kishte nisur, ndërkohë që sivjet dëmet janë më të mëdha. Banorët kanë protestuar për rreth 2 orë dhe në orën 10:30 minuta e kanë lënë të lirë rrugën me premtimin se nëse protesta e tyre bie në vesh të shurdhët, ata do të bllokojnë fshatçe rrugën nacionale Vlorë Fier që kalon aty pranë. Protesta e këtyre banorëve ka ardhur pas shumë ankesash në organet vendore dhe në vetë firmat që punojnë këtu. Shaqir K., tregon se dëmet në vreshtat e tyre janë të dukshme. Ai bashkë me banorë të tjerë janë ankuar në komunë e deri në prefekturë, përveç takimeve të shumta më drejtuesit e firmave që punojnë këtu por askush nuk i ka dëgjuar. Ai tregon se kërkesa e tyre është minimale, që konsiston në rregullimin e rrugës që kalon përmes pronave të tyre. Ata absolutisht nuk do ti ndalojnë makinat të çojnë materiale tek traseja e re por jo përmes kësaj rruge që nuk ka asnjë parametër si e tillë.