Gjykata e Durrësit lë në burg tre vrasësit e kambistit 45 vjeçar

Autorët pranojnë krimin
Gjykata e Faktit në Durrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me Burg për vrasësit e kambistit 45-vjeçar, që u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij. Seanca është zhvilluar nën masa të forta sigurie për vlerësimin e masës së arrestit për tre të rinjtë e arrestuar mbrëmjen e së shtunës për grabitjen dhe më pas vrasjen e kambistit Ngushëllim Hyzoti. Organi i akuzës ka kërkuar që në fillim nga gjykata që arrestimi në flagrancë i tre shtetasve Luis Vangjeli, Kevin dhe Marvin Ranxha të cilësohet i ligjshëm dhe gjykata të japë për ta si masë sigurie, atë të arrestit me burg. Të akuzuari janë Luis Vangjeli, 26 vjeç, me banim në Durrës, Kevin Ranxha, 31 vjeç, si dhe Marvin Ranxha, 25 vjeç, që të dy me banim në Elbasan. Ka qenë prokurori i çështjes Sokol Nishani, ai që e ka kërkuar dhënien e një mase të tillë nën argumentin se ai disponon provat e nevojshme të fajësisë së të pandehurve. Sipas Nishanit, të pandehurit kanë pohuar vrasjen vetë dhe akuza ka prova kundër tyre që e dëshmojnë atë, ndërsa ka bërë publike dhe skenën e krimit. Të tre personat kanë mundur të grabisin kampistin, i cili ka patur me vete një shumë të hollash në valutë dhe lekë që shkon në rreth 4 milion lekë. Prokuroria ka paraqitur para gjykatës procesverbalin e këqyrjes së kufomës, procesverbalin e sendeve të gjetura në vendngjarje, procesverbalin e njohjes së personave nga dëshmitarët, kontrollin e banesave etj. Në fund të fjalës së tij, prokurori Nishani ka theksuar se për shkak të rrezikshmërisë shoqërore, ngjarjes së rëndë që shkaktoi vdekjen e 45-vjeçarit dhe ndjeshmërisë që ka në opinion kjo ngjarje, të tre personat duhet të mbahen në arrest me burg pa afat. Akuza e tyre është vjedhje me pasojë vdekjen të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake parashikuar nga nenet 141, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke lënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat. Ndërsa tre avokatët e të pandehurve kanë kërkuar masë më të butë, ndërkohë që vrasjen e kampistit e ka pranuar vetëm Kevin Ranxha, dhe jo dy të tjerët ndërkohë që drejtuesja e seancës, gjyqtarja Florika Hysi pranoi kërkesën e prokurorit Sokol Nishani duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre dhe duke caktuar si masë sigurimi atë të arrestit me burg. Të pandehurit janë pyetur në lidhje me akuzën që ka bërë ndaj tyre prokuroria, ndërkohë që vetëm Kevin Ranxha ka pranuar se ka kryer grabitjen dhe më pas vrasjen e Ngushëllim Hyzotit. 32-vjecari Kevin Ranxha është munduar të shfaqë shenja pendese për ngjarjen, ndërkohë që ka tentuar të shfajësojë vëllain e tij, Marvinin dhe shokun Luis Vangjeli. Dy të pandehurit e tjerë, Marvin Ranxha dhe Luis Vangjeli nuk e kanë pranuar akuzën. Sipas deponimeve të të pandehurve dhe konkluzioneve të grupit hetimor është sqaruar edhe dinamika e krimit, duke filluar nga agjencia e këmbimit valutor në qendër të qytetit dhe deri tek kati i dytë i pallatit, ku tre të rinjtë pasi grabitën 45-vjeçarin Ngushëllim (Gushi) Hyzoti, e vranë para hyrjes së shtëpisë së tij. Megjithëse dy prej tyre në gjykatë nuk e pranuan akuzën janë të tre personat që një ditë më parë deponuan në polici gjithçka për këtë krim makabër. Ditën e krimit, të tre autoret Luis Vangjeli dhe kushërinjtë Kevin e Marvin Ranxha e kanë ndjekur nga pas kambistin 45-vjecar, që nga agjencia e këmbimit valutor që ndodhet në qendër të qytetit dhe deri tek kati i dytë i pallatit, ku ai banonte. Njëri prej autoreve, Luis Vangjeli duke qenë komshi i kambistit ka qëndruar pranë pallatit ku i ndjeri banonte, për ta mbajtur nën vëzhgim nga afër. Sapo kambisti ka arritur në hyrje të pallatit, tregojnë më tej të akuzuarit, është ndalur nga Vangjeli, i cili së bashku me njërin nga kushërinjtë i kanë kërkuar paratë që kishte me vete. Kambisti 45-vjeçar nuk iu bind urdhrit tonë dhe ne hasëm në kundërshtimin e tij, tregoi njëri prej autorëve të ngjarjes. Më tej pasi kanë hasur me kundërshtimin e 45-vjecarit, Luis Vangjeli e ka qëlluar atë me automatik dhe më pas bashkë me Marvin Ranxhën janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motor ku i priste një tjetër person pikërisht Kevin Ranxha.
Last Updated on Thursday, 14 May 2009 11:26