Sejdini: E rëndësishme ishte fitorja

Altin B. Kodra
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i ekipit të Dinamos, Faruk Sejdini, u shpreh se "në pozicionin që ne ishim, sot më e rëndësishme ishte fitorja dhe jo loja e ekipit. Dinamo vinte në ballafaqimin me Kastriotin në një situatë jo fort komode, me mungesa të shumta, por edhe pas një humbjeje me Elbasanin javën e kaluar". "Ishin këto arsyet pse loja nuk u ngjit në atë nivel që duhej, por të paktën fituam dhe ky ishte synimi ynë në përballjen e sotme, ku për asnjë cast nuk e nënvlfetësuam ekipin kundërshtar. Gjatë gjithë javës, por edhe para takimit, lojtarët u porositën që të ishin të kujdesshëm. Kishim përballë një kundershtar te forte dhe nuk e nënvlfetësuam faktin se kjo skuadër vinte nga kategoria e pare. Pjesa e dytë ishte më e vështirë, kishte më garë sportive dhe me kundërsulm i ndërshkuam miqte", tha Sejdini Ndërsa trajneri i Kastriotit, Petrit Haxhiaj, u shpreh se "gjatë këtij cikli trejavor jemi munduar të ndërtojmë një koncept të drejtë të skuadrës. Mendoj se në fitoren e sotme vendosi ekpserienca qe ishte në favor të Dinamos. Edhe pse patëm disa raste për shënim, nuk mundëm dot t'i finalizonim aksionet. Udhëtuam drejt Tiranës me synimin për të marrë pikë, pasi ashtu e ndërtuam edhe lojën". "Ndërkohë, theksoi Haxhiaj, jam i kënaqur nga mënyra se si e zhvilloi lojën skuadra kryesisht në pjesën e parë, ku dominuam. Ne u ndeshkuam nga pervoja e Dinamos, pasi vendosi kualiteti i vendasve. Jam i kënaqur si u zhvillua loja, por kemi shmë për të bërë në të ardhmen, sidomos në veprimet sulmuese".