E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, fitorja që e shkëput përsëri

Tirana ka fituar dje në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", duke mposhtur me rezultatin 2-0 kampionen në fuqi, Elbasanin, dhe duke u shkëputur 3 pikë në krye të renditjes. Në fakt, kjo shkëputje e bardhebluve, të cilët dje e nisën ndeshjen me pikë të barabarta me ndjekësen më të afërt, Teutën, u mundësua edhe falë faktit se durrsakët nuk shkuan dot më larg se një barazim pa gola në fushën e tyre kundër Dinamos. Ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pjesa e dytë i mundësoi Tiranës të konkludonte epërsinë e krijuar dhe të kalonte në epërsi, në minutën e 67-të, me anë të Salihit, i cili vulosi golin e tij të 11-të për këtë sezon, dhe, 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Klodian Duro ekzekutoi me saktësi një 11-metërsh, duke vulosur kështu fitoren e bardhebluve, tashmë të drejtuar nga Shkëlqim Muca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›