Dinamo/ Jupi: “kemi difekt në konkludimin e rasteve”

Redi Jupi(trajner i Dinamos): "Nuk jam i kënaqur nga pika sesa nga mënyra se ekipi e administroi lojën dhe si u paraqit në fushë. U realizuan të gjitha ato detura që nei kishim dhënë para ndeshjes, skuadra tregoi agresivitet, por kemi difekt në konkludimin e rasteve, ndaj duhet punuar më shumë në këtë aspekt. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë, pasi ekipi ka ndryshime si nga ana fizike taktike por dhe karakteriale. Teuta është një skuadër e rrezikshme në sulm por dhe që vendoset mirë prapa, megjithatë ne I morëm masat dhe në disa momente dhe dominuam ndaj tyre. Duhet të vazhdojmë me këtë lojë pasi rezultate nuk do të mungojnë.