E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: “Franca, angazhim për lobim të përbashkët për njohjen e pavarësisë”



Njohja e Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur ende dhe angazhimi i Francës për arritjen e saj ka qenë në qendër të bisedës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu dhe drejtorit përgjegjës për Ballkanin Perëndimor Eduard Balsei, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës. Pas këtij takimi, Sejdiu theksoi se Franca dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen për një lobim të përbashkët për njohjen e pavarësisë edhe nga vendet e tjera si dhe nxitjen paralele për integrimet euroatlantike.
Ndërkohë Balsei pasi përgëzoi presidentin Sejdiu për hapat e ndërmarrë në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës theksoi se Franca do të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe multietnike në bazë të Kushtetutës së Kosovës. NË fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet e proceseve të ekonomisë, qëndrueshmërisë funksionale të institucioneve të Kosovës si dhe periudha e tranzicionit për prezencën simbolike që parasheh ende për sa është në fuqi Rezoluta 1244, e cila në proces do ta ketë edhe kohën e skadimit normal, me mbështetje plus që do t’i jepet Kosovës.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›