E Diel, 1 Nëntor 2026

Në bazë të KS-së, Ban Ki Mun ende pa vendim për UNMIK-un në Kosovë



Vendimi për tërheqjen e UNMIK-ut ose për konfigurimin e tij në Kosovë pas 15 qershorit pritet të merret nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun me anë të Këshillit të Sigurimit, megjithatë ky vendim nuk është marrë ende. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të OKB-së, Brandon Varma pas thirrjeve të Brukselit zyrtar për të ardhmen e UNMIK-ut. Ai ka shtuar se Ban Ki Mun nuk mund ta anashkalojë KS-në, si organi i vetëm kompetent që vendos për misionet e OKB-së. “Është misioni i OKB-së që ka mandatin nga Këshilli i Sigurimit dhe për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm nuk ta anashkalojë Këshillin e Sigurimit dhe të bëjë thirrje për tërheqje. Një gjë e tillë duhet të bëhet nga KS-ja i cili jep mandatet e misioneve të tij”,-është shprehur Varma.
Ndërkohë kreu i UNMIK-ut në Kosovë, Joakim Ryker ka theksuar se Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe Kombet e Bashkuara do të luajnë rol edhe pas 15 qershorit, në raport me rrethanat që do të ndryshojnë në terren. Sipas tij, Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë “raportimin politik nga terreni, nga Prishtina në Nju Jork, tek Këshilli i Sigurimit”, ndërsa UNMIK-u do të vazhdojë të mbajë shtyllën e tretë, Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). “Mendoj se forma e re e misionit po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Por, është një çështje, e cila nuk është zgjidhur ende, përgjegjësitë e Kombeve të Bashkuara mbi sundimin e ligjit dhe si do të ndërlidhen ato me atë çfarë do të bëjë misioni EULEX”, - tha Ryker gjatë një interviste. Në lidhje me sundimin e ligjit, kreu i misionit të OKB-ve në Kosovë tha se autoritetet në Nju Jork dhe Bruksel janë duke u marrë me këtë çështje për të mos pasur “dyfishim misionesh”. “Në parim ne nuk duam dyfishim misionesh, nuk duam të dyfishohemi me atë që të tjerët janë të gatshëm dhe kanë vullnet për të bërë. Kjo nuk do të ishte e ndershme as për taksapagueshëm?????????????? ndërkombëtarë”, - tha Ryker. Lidhur me spekulimet se misioni i ardhshëm i UNMIK-ut do të jetë i pranishëm vetëm në veri, Ryker tha se në sektorin e sundimit të ligjit nuk duhet të ketë ndarje të punës në baza gjeografike, etnike apo funksionale. I pyetur nëse do të mbetet shef i misionit të rikonfiguruar të Kombeve të Bashkuara në Kosovë pas 15 qershorit, Ryker i është shmangur përgjigjes direkte, duke thënë se kjo është një çështje që duhet të përcaktohet edhe pse dikur do të ndodhë ndarja logjike e pranisë së këtij misioni në Kosovë.

Rehn: “Konflikti për emrin me pasoja negative për Maqedoninë”

“Paaftësia për të gjetur zgjidhje në kontestin e emrit të Maqedonisë midis Athinës dhe Shkupit do të mund të shkaktonte pasoja negative në procesin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në”. Kjo ka qenë deklarata e eurokomisionarit për zgjerim të BE-së, Oli Rehn, në një deklaratë për gazetën greke “Navtemboriki”.
Rehn theksoi se në kuadër të BE-së respektohet qëndrimi unik dhe vendimet e përbashkëta për bashkëngjitjen e anëtarëve të rinj dhe për implementimin e propozimeve të Komisionit Europian. “Për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe për të implementuar propozimet e Komisionit Europian duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian”, - tha eurokomisionari për zgjerim Oli Rehn. Çështja e emrit të Maqedonisë është një nga temat kryesore të fushatës në këtë vend. Partia më e madhe VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të organizojë referendum pas zgjedhjeve lidhur me çështjen e emrit, ndërsa partitë opozitare të koalicionit për Europë theksuan nevojën për ndryshimin e emrit dhe marrjen e ftesës për bisedime me BE-në brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Organizatat bamirëse kritikojnë BE-në: “Premton më shumë ndihma sesa jep”

Një koalicion ndërkombëtar i shoqatave bamirëse ka kritikuar Bashkimin Europian se premton ndihma më shumë sesa është në gjendje të japë për vendet në zhvillim. Nëpërmjet një raporti, këto shoqata shprehen se Bashkimi Europian mund të mos jetë në gjendje të plotësojë shumicën e ndihmave që ka premtuar t’u japë vendeve në zhvillim deri në vitin 2010. Koalicioni ndërkombëtar i shoqatave bamirëse i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të miratojë plane të qarta mbi këtë çështje.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›