E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Kosova bisedime me Serbinë, si dy shtete të pavarura

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se Kosova është gatshme të bisedoj me Serbinë por si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Kosova është e gatshme të bisedojë me përfaqësues edhe të vendeve të tjera, gjithmonë si shtet sovran. Në asnjë situatë, në asnjë vend, në asnjë hapësirë dhe në asnjë temë, nuk mund të bisedohet për çështjet që kanë për qëllim hapjen e çështjeve statusore, çështje që duan të hyjnë në punët e brendshme të Kosovës, në sovranitetin, integritetin dhe funksionimin e institucioneve të saj. Prandaj, ne kemi thënë se në aso temash do të bisedojmë, në tema të kësaj ambicie, asnjëherë jo, ka theksuar Presidenti Sejdiu, duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Boris Tadiç rreth gatishmërisë për takim me liderët kosovarë. Edhe qeveria e Kosovës ka përsëritur qëndrimin e njëjtë, se me Serbinë mund të bisedohet vetëm si dy shtete të pavarura.  i pyetur rreth deklarimeve për bisedime të mundshme me Serbinë. Ndërkohë pritet të zhvillohet një takim ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës me shefin e UNMIK-ut. Ndonëse ende nuk është caktuar forma e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, analistët vlerësojnë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk duhet të pranojnë të bisedojnë me Beogradin për çështje që nuk janë teknike. Profesori i të Drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti ka deklaruar se pala kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme, paraprakisht në përcaktimin e formatit dhe në agjendën për këto bisedime. Ata do të duhej të ishin shumë syçelë dhe negociatat do të duhej të koncentroheshin vetëm në aspekte teknike, në aspektin e mirësisë së ndërsjellë edhe për Kosovën edhe për Serbinë, ndërkohë që plani i Ban Ki Moonit është hedhur nga institucionet e Kosovës dhe absolutisht nuk do të duhej të uleshin në tavolinën e bisedimeve, ka theksuar profesor Hoti, i cili mendon se UNMIK-u nuk do të duhej të ishte ndërmjetësues në këto bisedime. Sipas tij këtë pozicion doemos duhet të zë Bashkimi Evropian. Zyrtarë të UNMIK-ut pranojnë se do të jenë pjesë e bisedimeve, por tash për tash nuk deklarohen se çfarë roli do të kenë.
Sejdiu përuron ambasadën e Kosovës në Vjenë
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Vjenë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri. Këtë deklaratë e ka bërë zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri, i cili e ka vlerësuar si një moment të rëndësishëm të thellimit të marrëdhënieve shumë të mira që Republika e Kosovës me Austrinë. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari i ka deklaruar medias se ambasada kosovare në Vjenë ndodhet në të ashtuquajturën ''Lagjja e Ambasadave''. ''Ambasada jonë ndodhet pranë ambasadës së Shqipërisë, u shpreh ai.

Email This Klikime: 26

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›