E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i SHBA Uithers kërkon rishikimin e Ligjit të spiunëve

Intervistë e Ambasadorit të ShBA Xhon Uidhers
Në një intervistë të dhënë për VOA, ambasadori amerikan Xhon Uidhers u shpreh se SHBA e shikon me shqetësim ligjin e lustracionit të miratuar nga qeveria Berisha. Pozicioni i qeverisë së SHBA është shumë i njohur,- ka thënë Uithers,-  ky pozicion është paraqitur edhe këtu edhe në Uashington.  Gjithashtu ambasadori i SHBA ka ngritur shqetësimin për  kushtetutshmërinë e ligjit si dhe zbatimin e mundshëm të ligjit.

 Sipas Uithers të njëjtin qëndrim me SHBA, përsa i përket ligjit të lustracionit,  kanë ngritur edhe një numër institucionesh dhe organesh anembanë Evropën. Gjitahstu Uithers shprehet optimist  se qeveria e Shqipërisë do qaset ndaj këtij ligji, do bëjë një qasje të re ndaj këtij ligji.  Ambasadori Uithers gjatë intervistës së tij u shpreh se SHBA nuk ka kurrfarë interesi të SHBA tek partitë. Nuk ka asnjë interes në llojet e ndryshme të konkurrimit politik që zhvillohet në Shqipëri. Sipas Uithers ajo në të cilën populli amerikan dhe qeveria amerikane përqendrohen këtu dhe kudo tjetër, janë institucionet, pasi ato janë themelet,  ato janë mekanizmat që jetojnë gjatë. SHBA,- sipas Uithers,- shohin proceset dhe procedurat, sepse këto janë mjetet nëpërmjet të cilave mund të përforcohet liria e shprehjes, zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ambasador, të hedhim një vështrim mbi vitin 2008, një vit i vrullshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Me pak fjalë, cili do të ishte vlerësimi juaj për vitin e kaluar?
 
Ka disa gjëra të mrekullueshme, që ndodhën në vitin 2008: fryma, gëzimi dhe festimi kur Kosova u bë e pavarur më pak se një vit më parë. Ishte vërtet një hap përtej një ndarjeje historike. Do të thosha se për këtë rajon, si dhe për botën, ishte një arritje me përmasa historike për njerëz që kishin luftuar për aq shumë kohë për të qenë të lirë dhe të pavarur që arritën këtë synim të mrekullueshëm. Pastaj, sigurisht, në prill, ishte samiti i NATO-s, që ftoi Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësim të plotë, gjë që shpresojmë, do të arrihet në samitin e ardhshëm pas afro dy muajsh. Edhe kjo ishte një arritje historike dhe njihte vendosmërinë dhe bashkimin e popullit shqiptar në synimin për të arritur diçka me përmasa të mëdha. Ngjarja e tretë që mendoj pati rëndësi të madhe historike dhe që do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi Shqipërinë ishin zgjedhjet amerikane. Ishte kënaqësi për mua që udhëtoja anembanë Shqipërisë dhe të shihja se sa nga afër shqiptarët e ndiqnin fushatën. Pati një pritje mrekullisht të ngrohtë të zgjedhjes së Presidentit Obama. Ishte një përvojë shumë pozitive për mua të shihja sa të interesuar për fushatën, sa të interesuar në blloqet që ndërtojnë demokracinë, ishin të gjithë shqiptarët kudo. Ishin të interesuar në kandidaturën historike të Znj. Klinton, të Znj. Palin, përkrah të Z. MekKein dhe Z. Obama. Ishin të interesuar në natyrën pjesëmarrëse të procesit. Ishin të interesuar në mënyrën se si bëhej zgjedhja e kandidatit dhe pastaj edhe në konkurrimin mes kandidatëve. Mendoj që rezultati i zgjedhjeve ishte i tillë që marrëdhënia shumë pozitive mes Amerikës dhe Shqipërisë vetëm do të rritet dhe çohet më tej nga zgjedhja e Presidentit Obama. Të gjitha këto ishin zhvillime shumë pozitive. Duhet të them edhe që Shqipëria vuajti një tragjedi, atë që ndodhi në Gërdec në të cilën aq shumë njerëz, njerëz të pafajshëm, humbën jetën dhe aq shumë njerëz të pafajshëm u plagosën dhe jeta e të cilëve ndryshoi, ka mundësi, përgjithmonë. Ishte një tragjedi njerëzore që na preku të gjithëve. Unë shkova, vizitova dhe bisedova me njerëzit në Gërdec. Është shumë e rëndësishme që të jepet ndihmë për jetët e atyre njerëzve në përpjekje për ta kthyer sa më shumë që të jetë e mundur pranë normales. Pra, me pak fjalë, këto janë gjërat që do të veçoja gjatë vitit 2008.
 
Pak ditë më parë, duke folur mbi pritshmëritë e SHBA ndaj Shqipërisë, ju përmendët: respektin për kushtetutën, përpjekjet për të luftuar korrupsionin, si dhe një përkushtim ndaj parimeve e veprimeve demokratike që të jenë përtej çdo dyshimi. Janë këto një referim i përgjithshëm, një citim i pritshmërive që Presidenti Obama ka ndaj vetes, apo janë edhe një referim konkret ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri?
Mendoj se diçka e rëndësishme që duhet mbajtur në mend lidhur me zgjedhjen e një presidenti amerikan është që përzgjedhja e tij, zgjedhja e tij, bën dy gjëra; funksionon në të paktën dy nivele në arenën e jashtme. Këto parime kanë vlerë jo vetëm për vendet e mëdha me të cilat SHBA. ka lidhje shumë të ngushta, por edhe me vendet më të vogla. Niveli i parë është marrëdhënia specifike që Presidenti përcakton dhe që u kërkon të gjithëve në qeverinë amerikane, dhe përmes tyre përfaqësuesve të tij kryesorë në vendet e huaja, që të punojnë për ta vënë në zbatim. Në lidhje me Shqipërinë, lajmet do të jenë mjaft të mira.  Kemi një bazë të fortë historike mbi të cilën të ndërtojmë. Amerikanët dhe shqiptarët kanë pasur një lidhje të veçantë, që shtrihet në disa dhjetëvjeçarë dhe që mbijetoi edhe përpjekjen e regjimit komunist për ta thyer atë. Kemi arritjen e rëndësishme në rajon që përmenda: pavarësia e Kosovës, si dhe NATO. Një prej përfitimeve të mëdha të samitit të NATO-s në prill është që do ti japë mundësi Presidentit të fokusohet në mënyrë specifike tek vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqipëria; do tu japë udhëheqësve mundësinë për tu takuar, për të diskutuar mbi çështjet që kanë në plan; dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Vjen në një kohë shumë të mirë për ne amerikanët dhe për ju shqiptarët sepse në ato takime, ne mund të fokusohemi tek çështjet specifike. Niveli tjetër që është pak më i vështirë për tu përkufizuar, por në shumë mënyra edhe më i rëndësishëm, është që një administratë e re amerikane sjell me vete energji të re, një paketë të freskët idesh, si dhe një ton të ri.  Personalisht mendoj që nuk ka rëndësi nëse kjo administratë është republikane apo demokrate; ndërkohë që zhvillohen rrethanat anembanë botës, kjo administratë formëson tonin e veprimet e veta dhe përqendron energjinë e vet mbi këto rrethana. Në rastin e Presidentit Obama, fokusi i tij shumë qartësisht do të jetë mbi marrëdhëniet e rigjallëruara dhe të intensifikuara kudo në botë. Kjo nuk është diçka që përqendrohet specifikisht mbi Shqipërinë, apo mbi Kinën, apo mbi Afrikën e Jugut.  Por, toni i ri jep një themel, jep një ndjenjë të një qëllimi dhe drejtimi të ri që do të na lejojë ne që merremi specifikisht me Shqipërinë të sjellim një axhendë të re, një seri të re idesh që mund tia paraqesim administratës për shqyrtim dhe ndërveprim. Kjo pastaj na lejon të hedhim një shikim të ri mbi mënyrën se si funksionojnë gjërat. Mund të flasim pak më shumë më vonë, por koj është një kohë e mirë për këtë qëllim sepse Amerika sapo kreu zgjedhjet e veta vjet dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet e veta këtë vit.
 
Një prej çështjeve më të debatuara kohët e fundit është Ligji i Lustracionit. Ky ligj është kritikuar nga SHBA., por edhe nga OSBE, Këshilli i Evropës, dhe së fundi edhe nga BE. SHBA kanë thënë që ligji ngre shqetësime serioze ligjore dhe kushtetuese. Cilat janë këto shqetësime dhe cilat do ishin pasojat e këtij ligji?

Pozicioni i qeverisë së SHBA është shumë i njohur. Pozicioni është paraqitur edhe këtu edhe në Uashington. Kemi ngritur problem në kushtetutshmërinë e ligjit si dhe mbi zbatimin e mundshëm të ligjit. Këto janë çështje, që janë ngritur edhe nga një numër institucionesh dhe organesh anembanë Evropës dhe mendoj që të gjithë ne shpresojmë që qeveria e Shqipërisë do qaset ndaj këtij ligji, do bëjë një qasje të re ndaj këtij ligji, dhe do të shfrytëzojë mundësinë e ndihmës që të gjithë ne, që jemi miq të Shqipërisë, kemi ofruar.
 
Megjithëkëtë, qeveria dhe përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës e panë miratimin e këtij ligji si një akt historik. Si e shpjegoni këtë këmbëngulje për të mos marrë parasysh rezervimet apo këto sugjerime?
 
Edhe një herë, si miq të Shqipërisë, gjithçka mund të bëjmë është të bëjmë rekomandimet tona dhe të japim këshillat tona më të mi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›