Sejdiu: Kosova, mbeshtetje nga shume shtete

Ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”, Sejdiu deklaroi se gjate takimit me lidere te shteteve te ndryshme ka shpjeguar vuajtjet e popullit kosovar te shkaktuara nga Beogradi.
“Ka qene nje mundesi e jashtezakonshme te takoj shume presidente, me te cilet e kam shtruar ne menyre te drejtperdrejte njohjen e pavaresise, si dhe nismen serbe e cila do te kete pasoja. Kam spjeguar se eshte Serbia qe ka bere krime ne Kosove, ka vrare nje popull te tere”, eshte shprehur Sejdiu.
Lideri kosovar ka deklaruar se ka gjetur mbeshtetjen e shume vendeve, duke vecuar rolin e SHBA-se ne pavaresine e Kosoves.
“Une mund te them se kam gjetur mirekuptim tek shume vende dhe Kosova do te kete nje mbeshtetje te vazhdueshme ne proceset e metejshme. Kemi mbeshtetje nga presidenti Bush, por edhe nga perfaqesues te vendeve te tjera. Edhe vendet afrikane e ato amerikano-latine do ta kene parasysh ceshtjen e Kosoves, qe te interpretohet si nje rast ‘sui generis’”, tha Sejdiu.
Ai ka deklaruar se edhe Maqedonia e Mali i Zi mbeshtesin pavaresine dhe do te bejne njohjen e shtetit me te ri ne Ballkan shume shpejt.
“Presidentet e Maqedonise dhe Malit te Zi kane shprehur gatishmerine per nje fqinjesi te mire dhe mendoj se nuk do jete larg procesi i njohjes nga keto dy vende”, theksoi Sejdiu.