Petersen: Problemet në Mitrovicë i zgjidh e ardhmja evropiane
Bruksel -Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen thotë se situata në veri të Kosovës, mbetet e vështirë. Petersen mendon se Bashkimi Evropian dhe misioni EULEX e kuptojnë mirë se sa delikate është situata në Mitrovicë, dhe për këtë arsye sipas tij "do të veprojnë me shumë kujdes". Zgjidhjen e të gjitha problemeve të Kosovës, Petersen e shikon tek e ardhmja e saj evropiane.
"Mendoj se pas një apo dy vjetësh shumica do të kuptojë se situata po stabilizohet dhe qytetarët mund të presin ditë më të mira. Kam besim se prania e EULEX it në Kosovë do të sjellë edhe perspektivën e anëtarësimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë"-deklaroi Petersen për "Zërin e Amerikës". Por perspektiva evropiane duket shumë e largët për qytetarët e Mitrovicës. Për momentin, ata kërkojnë nga përfaqësuesit lokalë dhe ata ndërkombëtare vetëm mundësinë që të punojnë e jetojnë në një ambient të qetë e të sigurt.