Server: Kush pranon planin 6 pikësh, pranon ndarjen
Uashington-Eksperti për Ballkanin në Institutin Amerikane për Paqen, Daniel Server thotë se pranimi i planit gjashtë pikësh, është pranim për ndarjen e Kosovës. Server mendon se incidentet e fundit në veriun e Mitrovicës po testojnë fuqinë e misionit më të ri ndërkombëtar në Kosovë, EULEX-it dhe zbatimin e planit 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së Ban Ki Mun. "Lejimi i institucioneve paralele ishte gabim i madh. Kjo do të thotë se kush e ka pranuar planin 6 pikësh është pro ndarjes së Kosovës. Duhet të ishte thënë se Kosova është e pandashme dhe Mitrovica është pjesë e saj”-deklaroi Server për "Zërin e Amerikës".
Server shton se “fakti që Mitrovica veriore vazhdon të drejtohet nga Beogradi pa asnjë kundërshti nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara ka një efekt negativ politik”-teksa nënvizon se bashkësia ndërkombëtare duhet të qartësojë se cili do të jetë statusi i veriut të Mitrovicës dhe të vendosë nëse kjo pjesë do të mbetet brenda Kosovës. Server thotë se vetëm bisedimet dypalëshe mund të sjellin këto zgjidhje.
"Ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin në mënyrë direkte problemet e tyre dhe jo përmes Nju Jorkut. Nuk më duket se ka nevojë për ndërmjetësues nëse të dyja palët do të uleshin në të njëjtën tavolinë si dy shtete sovrane".