E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nuk ka krizë mes SHBA dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Barack Obama nuk i sheh marrëdhëniet me Izraelin në krizë, pavarësisht nga tensionet më të fundit. Uashingtoni mbetet aleati më i ngushtë Izraelit, siguron presidenti amerikan në një tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara kohët e fundit. Presidenti amerikan Barak Obama tha se planet e Izraelit për të ndërtuar mijëra shtëpi të tjera hebreje afër Jerusalemit lindor nuk i ndihmojnë procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por ai shtoi se çështja nuk ka çuar në “krizë” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në një intervistë për televizionin FOX, Obama tha se SHBA dhe Izraeli kanë atë që e quajti “lidhje speciale që nuk shkëputen”, por shtoi se “miqtë” ndonjëherë kanë mosmarrveshje. Javën e kaluar SHBA i dënoi planet për ndërtimin e 1.600 shtëpive në Jerusalemin Lindor, që palestinezët e konsiderojnë kryeqytet të shtetit të ardhshëm.

Për shkak të konfliktit, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara George Mitchell kishte shtyrë udhëtimin e tij. Kritika për ndërtimin e banesave nga ana e Izraelit në Jeruzalemin lindor kishte shprehur edhe Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton diskutoi me Presindetin palestinez Mahmud Abaz dhe ministrin e Jashtëm izraelit Avigdor Liebermann.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›