E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Konflikti Gjeorgjise ndikon ne njohjen e Kosoves"

Konflikti ne Gjeorgji mund te ndikoje edhe ne zhvillimet rreth Kosoves thote analisti britanik per ceshtje te Ballkanit, Tim Judah. Ai thote ky konflikt do te mund te ndikoje negativisht dhe te ngadalesoje procesin e njohjes se Kosoves nga vendet qe ende nuk e kane bere kete. Ne nje interviste Judah u shpreh se megjithate ekziston nje krahasim ne mes te Kosoves dhe problemit te Gjeorgjise.

Judah cfare refleksione do te mund te kishte konflikti i Gjeorgjise ne rajon, ne vecanti ne Kosove?

Mendoj se ndoshta mund te kete disa rezultate negative per Kosoven. Mendoj se kjo situate mund te dekurajoje edhe me teper vendet qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves, te cilat duhet ta bejne kete. Kane qene disa tendenca per te krahasuar Kosoven dhe rajonet separatiste te Gjeorgjise. Aq me teper qe ekziston fakti se Serbia ka thene se ne shtator do te kerkoje nga Asambleja e pergjithshme e OKB-se qe te kerkoje pergjigje nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, nese pavaresia e Kosoves eshte shpallur ne pajtim me te drejten nderkombetare.

Ne qofte se ju kuptova mire, ju po thoni se ekziston nje krahasim ne mes Kosoves dhe problemit te Gjeorgjise?

E qarte se ka nje krahasim sepse, pavaresisht nese na pelqen apo jo, Kosova, Osetia Jugore dhe Gjeorgjia ishin njesi te republikave ne shtetet komuniste. Prandaj qartesisht ekziston krahasimi ligjor dhe politik. Te gjithe: abkazet, oseto-jugoret apo kosovaret shqiptare luftojne te njejtin problem qe eshte perplasja ndermjet dy parimeve te se drejtes nderkombetare: te drejtes per vetevendosje dhe integritetit territorial te shtetit. Pra, ekziston nje krahasim. Keto jane pjese te ish republikave komuniste dhe nuk jane me tani, sikur Kosova qe nuk donte te jete pjese politike dhe legale e Serbise dhe Po, ne mes tyre ekziston nje krahasim politik dhe juridik. Kjo eshte e qarte per te gjithe. Une nuk jam politikan dhe politikanet duhet te thone arsyet pse po dhe pse jo. Perderisa une jam gazetar dhe ju po me pyesni, atehere une po ju them "po", pra mendoj se ekziston krahasim politik pavaresisht nese kjo i pelqen dikujt apo jo.

Keto dite eshte permendur nje model per nje lloj ndarje te Kosoves, si ai i Berckos ne Bosnje e Hercegovine. Si mendoni, a do te funksiononte nje model i tille ne veri te Kosoves?

Nuk besoj, sepse kjo do te ishte e papranueshme si per serbet ashtu edhe per shqiptaret. Pra nuk do te funksionoje. Modeli i Berckos ne Kosove nuk do te bente, sepse asnjera pale nuk do ta pranonte ate. Derisa Qeveria e Kosoves ka thene se nuk do ta pranonte nje model te tille, dhe nga ana tjeter as serbet nuk e pranojne, atehere kjo nuk mund te funksionoje. Ne qofte se te dyja palet do te jene te detyruar te arrijne nje marreveshje, sic eshte modeli i Berckos atehere ndoshta. Por, tash per tash te dyja palet e kane kundershtuar dhe nuk e shoh se si do te funksiononte.

Si e shihni situaten ne veri te Kosoves? Atje pothuaj se cdo dite ka tensione...

Po, por nuk pres qe do te ndodhe ndonje dhune e madhe atje. Veriu i Kosoves do te mbetet nje lloj konflikti i ngrire, sic ishin ne Osetine Jugore dhe ne Abhkazi deri para 10 ditesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›