Kuzhe: Do festojmë të gjithë së bashku pavarësinë e Kosovës
TIRANë- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, dikur një lojtar i Dinamos së Zagrebit, u shpreh sot se është i lumtur që rikthehet në Prishtinë, aty ku nesër me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të ndeshet përfaqësuesja e kosovës me Shqipërinë.
“Do të kthehem pas 30 vjetësh kështu që unë jam shumë i lumtur të jem atje. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër ekipeve kosovare, kundër Prishtinës dhe Trepçes së Mitrovicës, tha Kuzhe, ndërsa shtoi se "jam shumë i lumtur të shkojë sërish në Prishtinë dhe të jem trajneri i Shqipërisë pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti të ditës më të madhe për atë vend. Do të festojmë të gjithë së bashku”.
Ai ka kujtuar se nuk ka qenë e lehtë të luaje atëherë kundër tyre. "Kishin ndërtuar ekipe të mira. Në atë kohë të luaje në Ligën e Parë të Jugosllavisë duhej të ishe një ekip me të vërtetë i fortë’, theksoi Kuzhe.
“Ndoshta për momentin, në kohën tonë, niveli i futbollit në Kosovë nuk është dhe aq i lartë, por jam i bindur se dhe aty ka lojtarë të mirë. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë. Edhe njëherë kam emocione të bukura të rikthehem në Prishtinë”, përfundoi Kuzhe.
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit e përbërë nga lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar do të zhvillojë në Prishtinë një ndeshje ndërkombëtare me karakter festiv me përfaqësuesen e Kosovës, më 17 shkurt, pikërisht në dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovë.
(d.b/BalkanWeb)