E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Topin: Riafirmuam qëndrimin tonë

Pas takimit, Berisha shpreh për gazetarët se maxhoranca nuk ndryshuar qëndrim, ndërsa ka shprehur edhe një herë vullnetin e tij për të zgjidhur krizën.

“Jemi te hapur për shqyrtimin e problemeve te lidhura me procesin zgjedhor. Jemi te gatshëm për dialog dhe për zgjidhjen e problemeve bilaterale”, tha Berisha. Ai shtoi se ka një frymë konstruktive për të zgjidhur problemet bilaterale.

“Diskutuam me Presidentin e Republikës dhe ne sërish riafirmuam qëndrimin tonë të vendosur të mbetemi të hapur për dialogun, të mbetemi të hapur për shqyrtimin e të gjitha problemeve të lidhura me procesin zgjedhor të cilat kualifikohen si probleme bilaterale. Presidenti po vazhdon të eksplorojë të gjitha mundësitë ” u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›