Topi: Kosova e Shqipëria,në të njëjtën ditë në BE
Kosova dhe Shqipëria duhet të anëtarësohen në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë në Bashkimin Europian". Kjo është dëshira e Presidentit shqiptar, Bamir Topi, që beson fort në rrugën europiane të dy shteteve shqiptare në rajonin e Ballkanit. Në një intervistë dhënë agjencisë kosovare të lajmeve 'Kosovapress', Presidenti Topi theksoi se, Beogradi zyrtar duhet t'i japë fund fushatës diplomatike për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi ky është një realitet i gjithë-pranuar tashmë në rajon. Ai sqaroi se përpjekja e Shqipërisë për dialog me Serbinë ka për qëllim nxitjen e një politike të re të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, duke lënë pas konfliktet e vjetra.
Pavarësisht se Kosova po përballet me mungesë njohjeje, ose njohje shumë të ngadaltë, sa mendoni që politika shqiptare dhe politika e Prishtinës zyrtare ka arritur sensibilizimin dhe ka arritur të depërtojë në vendet të cilat nuk e kanë njohur, që ajo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur?
Mund t'ju them se ajo që ne konstatojmë, është që aktorët institucionalë në radhë të parë të Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë, në të gjitha takimet frekuente që kanë me faktorin ndërkombëtar, e sjellin si një pjesë të rëndësishme të axhendës së diskutimeve nevojën për njohje të reja të Kosovës. Natyrisht, konjuktura ndër-kombëtare është shumë komplekse. Unë kam rastin t'ju them që partnerë, të cilët e ndiejnë se mund ta njohin Kosovën kanë vështirësitë dhe situatat e tyre specifike, ndonëse ne vazhdimisht e kemi thënë që Kosova nuk ka ngjashmëri me situatën që keni me vendin apo rajonin tuaj dhe e kemi konsideruar Kosovën si një rast "sui generis" në të gjithë specifikën e saj. Ka lëvizje diplomatike, politike edhe aty ku ne kemi pasur pamjaftueshmëri të këtij aksioni politik dhe diplomatik. Sot është zgjeruar harta politike e interesit për të njohur Kosovën, qoftë në Azi, qoftë në kontinentin afrikan, latino-amerikan, dhe kuptohet ne shkojmë në një sinergji të plotë edhe me rolin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë të vendeve kryesore të Evropës, të SHBA-ve për të pasur një lloj sintonizimi në zërat tanë, që vendet që nuk e kanë njohur, që nuk kanë arsye substanciale për ta kundërshtuar, ta njohin, si dhe për ta bërë Kosovën një pjesë të rëndësishme edhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sa ka ndikuar në mosnjohje lobimi i politikës serbe? Sa ka reflektuar negativisht në aksionet që kanë ndërmarrë edhe politikanët e Kosovës edhe ata të Shqipërisë?
është më se normale që në një situatë të tillë, kur Serbia e konteston statusin e pavarësisë së Kosovës, të kemi zëra kundër, çka do të thotë që politika serbe ka qenë shumë aktive në planin e kundërshtimit të njohjeve të reja të Kosovës, por ne kemi pasur mundësinë të shohim një diplomaci aktive në të kundërtën, për të neutralizuar të gjitha insinuatat dhe besoj dhe të gjithë informacionin negativ që vjen nga politika e Beogradit për të paraqitur situatën në Kosovë si një situatë eksplozive, si një situatë e cila nuk ka shanse që të japë stabilitet rajonal. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e politikës dhe diplomacisë serbe, që kundërshton në të gjitha mënyrat pavarësinë e Kosovës. Sot bota e qytetëruar, qoftë ajo politike-diplomatike, sa vjen e ndërgjegjësohet, edhe ata që janë në distancë nga rajoni ynë. Po shihet që, përderisa shtete shumë të rëndësishme të botës demokratike kanë njohur Kosovën, sot kemi një mision të BE-së që është i pranishëm, kjo patjetër që sjell shumë mundësi të reja që këto njohje të shtohen.
Përveç lobimit anti-Kosovë në shtete të huaja, Serbia gjithmonë ndikon edhe brenda Kosovës, sidomos luan me kartën e serbëve që jetojnë brenda. Ju thatë që politika e Kosovës ka arritur që të krijojë një shtet multietnik. Megjithatë, integrimi i serbëve po mungon.
Unë mund t'ju them që janë bërë të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri multietnike. Askush nuk ka thënë që kjo është arritur në perfeksion, sepse jemi në stadet e para të ndërtimit të kësaj politike. Kjo po bëhet me vullnet, dhe unë e di fare mirë që Kosova sot ka problemet e veta, ka probleme që lidhen me konsolidimin e institucioneve, me pjesëmarrjen e serbëve në jetën aktive të këtyre institucioneve për të përfaqësuar atje edhe interesat e popullsisë serbe. Nga ana tjetër, për të rritur ekonominë, për të rritur investimet e huaja që do të vijnë në Kosovë, që pa diskutim janë të domosdoshme, unë shoh që është një proces i cili nuk mund të vijë menjëherë. Pra, sa më e stabilizuar që të jetë Kosova, sa më garanci të japin institucionet, aq më shumë do të shtohet, besoj, edhe qetësia tek serbët e Kosovës për të pranuar për të jetuar në atë Kosovë që konsiderohet si një shtet multietnik.
Kryeministri dhe ministri Jashtëm i Shqipërisë kanë paralajmëruar një afrim ose një bashkëpunim më të mirë me Beogradin zyrtar. Sa do të reflektojë ky përafrim në raport me Kosovën?
Së pari, ka linja të për-gjithshme të një politike ku ne mendojmë të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit. Natyrisht, çdo politikan, çdo shtet duhet të bëjë detyrat e veta, që t'i kontribuojë paqes dhe dialogut rajonal. Ne inkurajojmë dialogun, dhe natyrisht jemi kritikë aty ku ky dialog cenohet nga deklarata ultranacionaliste, dhe kjo është dëshmuar edhe në tryezat e zhvilluara kohë më parë, ku është parë edhe një tendencë e shprehur e politikës serbe për t'u kthyer në retorikat ultranacionaliste. Në disa raste, janë kundërshtuar nga një politikë e moderuar e liderëve të tjerë të rajonit, pra rajoni ynë sot duhet të imponojë që mentalitete të vjetra të lidhura me retorika të betejave, që u kanë shkaktuar shumë drama popujve të Ballkanit, patjetër të dalin jashtë mode dhe të gjithë së bashku t'i afrohen një politike të bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë. Ju bëtë një pyetje, që si do të jetë fryma. Natyrisht, ne inkurajojmë një frymë bashkëpunimi me të gjitha vendet, por nga ana tjetër japim dhe qëndrimin tonë të qartë. Askush nuk mund të bëjë politikë me ambiguitet, pra me dy linja. Në rast se ne inkurajojmë që edhe Serbia të bëhet pjesë e botës evropiane, ajo duhet të pranojë edhe vendimet që ka marrë bashkësia europiane, të njohë Kosovën si shtet të lirë, sovran, të pavarur.
Duke pasur parasysh këto që thatë, besoni se Serbia shpejt do ta pranojë realitetin se Kosova është shtet?
Unë nuk besoj personalisht… Nuk mund të bëj deklarata të cilat nuk i ndiej. Nga ajo që unë shoh, e parë edhe në kontekstin e interpretimit që bën politika serbe, nuk besoj se Serbia do të pranojë realitetin që është krijuar në Kosovë, por është shumë e rëndësishme që të rritet sa më shumë numri i atyre vendeve që e njohin këtë realitet, dhe pastaj ai që dëshiron të mbetet i izoluar në mendimet e tij, le të mbetet.
Kosova si shtet i ri ka nevojë edhe për përvoja të tjera, përveç ndihmës në njohje, në përvoja shtet-formuese. Sa ka arritur shteti shqiptar që të ndihmojë Kosovën që të krijojë kapacitetet e duhura për të jetuar apo për të funksionuar si shtet?
Unë besoj që sot është vendosur një funksionim shumëdimensional. Sot komunikojnë të gjitha institucionet: institucioni i Presidentit, qeveria, dialogu parlamentar është rritur ndjeshëm, komisionet parlamentare, institucionet e tjera kushtetuese, vizitat janë të shpeshta, ne vijmë atje, institucionet e Kosovës vijnë këtu, pra shkëmbejmë eksperiencë. Por, besoj që eksperienca me institucionet e Kosovës nuk kufizohet vetëm nga eksperienca me institucionet e Shqipërisë, sepse sot Kosova është pjesë e një realiteti evropian, kështu që edhe ne, edhe institucionet e Kosovës mund të marrim eksperiencë në institucionet e Evropës, për të mundësuar aplikimin sa më shpejtë që të jetë e mundur të atyre standardeve, dhe sot standardet janë të unifikuara si në Shqipëri, si në Bruksel, e patjetër ashtu do të jenë edhe në Kosovë.
Edhe Kosovën, edhe Shqipërinë e ka përfshirë një perceptim: janë duke u përballuar me krimin e organizuar dhe me kontrabandën. Sa kanë arritur dy shtetet që të luftojnë këtë dukuri, duke marrë parasysh që të dyja kanë synim integrimin në BE dhe këto fenomene duhen parandaluar?
Unë besoj që politika e sigurisë rajonale është ajo që mbizotëron në marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit, dhe në mënyrë specifike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo, për të krijuar një terren sa më të qetë kundër krimit të organizuar, dhe mund t'ju them që strukturat e Shqipërisë dhe Kosovës janë pjesë e infrastrukturës kundër terrorizmit ndërkombëtar, kundër krimit të organizuar, ku-ndër kontrabandës. Ka dhe marrëdhënie midis institucioneve specifike që merren me këtë punë, ka një shkëmbim eksperience dhe një unifikim të praktikave të luftimit të këtyre fenomeneve që destabilizojnë vendin. Unë besoj që situata është nën kontroll dhe bashkëpunimi është shumë i frytshëm.
A i shihni këto dy vende bashkë në BE, apo njëra do të ecë më përpara?
Unë do të dëshiroja, e nëse do të mbetej në dëshirën time, do të doja që të ishte e njëjta ditë, e njëjta orë, që ne së bashku të ishim pjesë zyrtare e institucioneve europiane. Këtë s'e kemi në dorë ne, këtë e kanë vendet që na monitorojnë. Unë dëshiroj që Kosova të bëjë hapa shumë të rëndësishëm për sa i përket konsolidimit të institucioneve, rritjes eko-nomike dhe besoj që nuk do të jetë e largët dita që vendet e rajonit të futen, si-kurse është një plan nga kryeministri i Greqisë, Papandreu dhe i përqafuar edhe nga institucione dhe shtete të tjera, që vendet e Ballkanit të futen "en bloc" në vitin 2014 në BE. Uroj që kjo të realizohet, sepse do të jetë një ditë shumë e shënuar si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.