Rusi, miliona të vdekur nga alkooli gjatë një viti
Moskë-Duhani dhe alkooli shkakton miliona viktima. Gjatë një viti në Rusi, më shumë se një milion rusë vdesin si pasojë e konsumimit të duhanit dhe pijeve alkoolike, deklaroi sot një zyrtar i lartë rus në Dhomën e Ulët të parlamentit. Sipas Nikolaj Gerasimenkos, pirja e duhanit shkakton çdo vit 400 000 viktima, ndërkohë që nga alkooli vdesin 700 000 persona.
Ai paralajmëroi se shumë shpejt Duma do të miratojë ndryshime në ligjin federal, ku do të ndalohet reklamimi i cigareve dhe do të rriten paralajmërimet në kutitë e tyre. Sipas tij, të drejtën e përcaktimit se në cilat bare apo restorante do të lejohet pirja e duhanit do të kenë organet lokale. Rusia ka më shumë se 40 milionë duhanpirës.