E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fayyad: 2,8 miliardë dollarë për ndërtimin e Gazas

Ramallah-Kryeministri palestinez, Salam Fayyad njoftoi sot, se Autoriteti Palestinez kërkon 2,8 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës. "Kemi përgatitur një dokument, mbi bazën e të cilit, donatorët do të bëjnë premtimet e tyre për ndihmën që do të japin. Ky parashikon një shumë prej 2,8 miliardë dollarësh për të gjithë sektorët'', konfirmoi Fayyad në Ramallah, gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për t'i ardhur në ndihmë sektorit privat në Rripin e Gazës, në një konferencë donatorësh. Ky dokument u përgatit nga Autoriteti Palestinez me pjesëmarrjen e të gjitha palëve pjesëmarrëse. Izraeli ndërmori më 27 dhjetor në Rripin e Gazës një ofensivë ku si pasojë humbën jetën 1 330 palestinezë dhe u shkaktuan shkatërrime të mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›