SHBA, rimekembje
Nga Andrew F. Tully
Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk humbi fare kohe per te ngritur ceshtjen kryesore. "Gjendja ekonomike e vendit tone eshte nje shqetesim qe ngrihet mbi te gjithe te tjeret. Dhe, me te drejte. Nese nuk jeni prekur personalisht nga ky recesion, me siguri e njihni dike qe eshte prekur - mikun, fqinjen apo anetaret e familjes suaj. Nuk keni nevoje te degjoni edhe nje liste tjeter statistikash per te kuptuar se ekonomia jone eshte ne krize, sepse ju e jetoni ate cdo dite tashme. Eshte shqetesimi me te cilin zgjoheni ne mengjes dhe eshte burimi i pagjumesise suaj", ka thene presidenti amerikan ne adresimin e tij para Kongresit te Shteteve te Bashkuara.
Megjithate, ai e balancoi kete vleresim te zymte me nje vizion optimist per te ardhmen, te njohur tashme per ata qe e kane percjelle fushaten e tij presidenciale, dhe thelbi i ketij vizioni eshte se problemi nuk eshte aq i gjere dhe aq i thelle per te mos pasur mundesi te zgjidhet.
"Ndikimi i ketij recesioni eshte real dhe ndihet cdokund. Por, nderkohe qe ekonomia jone mund te jete dobesuar dhe vetebesimi yne mund te jete lekundur, nderkohe qe po jetojme ne kohe te veshtira dhe te pasigurta, dua qe cdo amerikan ta kuptoje nje gje: Ne do te rimekembemi, do te sherohemi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te dalin me te forta se kurre", tha presidenti amerikan, i percjelle me nje duartrokitje te fuqishme.
Megjithate, ai eshte i vetedijshem se puna do te jete e veshtire dhe e shtrenjte. Deri me tash, Departamenti i Thesarit ka shpenzuar gjysmen e fondit prej 700 miliarde dollaresh per t'i ndihmuar bankat dhe institucionet tjera financiare, qe bene investime te gabuara.
Dhe, javen e kaluar, presidenti Obama gjithashtu nenshkroi nje ligj per shpenzimin e 787 miliarde dollareve te tjere per te stimuluar ekonomine. Edhe pse ai foli para Senatit dhe Dhomes se Perfaqesuesve, presidenti amerikan e beri te qarte se eshte duke iu drejtuar popullit amerikan. Bobby Jindal, guvernatori republikan i shtetit Louisiana, dha pergjigjen e tij ndaj adresimit te Obamas. Jindal, per te cilin thuhet se eshte i interesuar te garoje ne zgjedhjet presidenciale te 2012-es, tha se plani stimulues i z. Obama nuk eshte per vendet e reja te punes, por, sic tha ai, eshte nje shpenzim i demshem dhe i ushqyer nga huate qe do te duhen dekada per t'i shpaguar.
"Lideret demokrate thone se legjislacioni i tyre do ta rrise ekonomine. Ne fakt, do te rrise qeverine e tyre, do t'i ngrene taksat tona dhe do t'i ngarkojne gjeneratat e ardhshme me borxhe. Cilet prej nesh kerkojne nga femijet tone hua, per te shpenzuar para qe s'i kemi mbi gjerat per te cilat s'kemi nevoje? Kjo eshte pikerisht ajo cfare demokratet bene ne Kongres. Eshte e papergjegjshme. Dhe, nuk ka fare te beje me sforcimin e ekonomise sone, krijimin e vendeve te punes apo ndertimin e nje te ardhmeje prosperuese per femijet tane", tha Jindal.
Fjalimi i z. Obama ne fakt u perqendrua kryesisht ne krizen ekonomike, por, megjithate, ngriti edhe ceshtjet e politikes se jashtme. Por, edhe me kete rast, tema pashmangshem u perqendrua ne ekonomine globale. Per t'u perballur me sfidat e shekullit 21, nga terrorizmi e deri tek prodhimi nuklear, nga semundjet pandemike e deri tek kercenimet teknologjike dhe varferia, ne duhet t'i sforcojme aleancat tona te dikurshme, te krijojme te reja dhe t'i shfrytezojme te gjitha elementet e fuqise sone kombetare. Dhe per t'u perballur me krizen ekonomike te permasave globale, jemi duke punuar me vendet anetare te G20-es, per te rikthyer besimin ne sistemet tona financiare dhe per te trimeruar kerkesat per prodhimet amerikane ne tregun boteror", tha Obama.
Ne fund, presidenti amerikan tha se bota mund te prosperoje vetem nese mund te mbeshtetet ne fuqine e ekonomise amerikane, njesoj sikurse edhe Shtetet e Bashkuara, te cilat mund te prosperojne vetem nese mund te mbeshteten ne fuqine e ekonomise boterore.