E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu-Thaçi kundër kushteve të Shkupit

Autori i Lajmit: red.
Presidenti, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi u shprehën të hënën kundër kushtëzimeve që Maqedonia po i bën për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Dy liderët kosovarë u angazhuan për përfundim sa më të shpejtë të procesit të ndarjes së kufirit me Maqedoninë si dhe për thellim të bashkëpunimit më këtë vend fqinjë.
Komentet e liderëve të Prishtinës erdhën pas deklaratave të Presidentit maqedonas Branko Cërvenkovski, sipas të cilit Kosova duhet ta njoh emrin kushtetues të Maqedonisë para se Shkupi të marrë vendim për njohjen e pavarësisë.

Ky lajm është publikuar: 09/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›