E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kuleta” e Presidentëve të Ballkanit, Topi Nr.4

Autori i Lajmit: red.
Sipas analizave të publikuara nga Ballkan Insight, presidenti kroat Mesiç ka pagën më të lartë presidenciale në Ballkan, ndërsa presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski është nga presidentët "më pak" të paguar në rajon.
Sipas portalit, Mesiçi ka një pagë prej 3.600 eurosh, ndërsa presidenti kosovar Fatmir Sejdiu merr 3.400 euro në muaj. Me këtë pagë Sejdiu është midis presidentëve më të paguar ballkanikë edhe pse Kosova është shteti më i varfër në rajon me buxhet vjetor më pak se një miliardë euro.
Paga mujore e presidentit rumun Trajan Basesku është 2.500 euro edhe pse PBV -ja e shtetit është pesë herë më e madhe nga ajo e Kosovës, ndërsa buxheti vjetor është më i madh për 170-herë në krahasim me atë kosovar.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore , PBV-ja për një njeri në Kosovë është nën 1.500 euro.
Vendin e katërt sipas pagës e merr presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me 2.100 euro, pas tij pason presidenti serb Boris Tadiç me rreth 1.900 euro. Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç merr në muaj 1.300 euro, ndërsa Cërvenkovski ka një pagë prej rreth 1.200 eurosh, citon “Ballkan Insight”.

Mesiç (Kroaci) 3.600 euro
Sejdiu (Kosovë) 3.400 euro
Basesku (Rumani) 2.500 euro
Topi (Shqipëri) 2.100 euro
Tadiç (Serbi) 1.900 euro
Vujanoviç (Mali i ZI) 1.300 euro
Cërvenkovski (Maqedoni) 1.200 euro
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›