BB: “Vështirë biznes në Shqipëri”
Autori i Lajmit: red.
Në raportin e fundit, “Si të bësh biznes 2008”, që pritet të publikohet brenda pak ditësh Banka Botërore (BB), ka radhitur Shqipërinë në vendin e 136 nga 178 ekonomi të marra. Shqipëria vazhdon që të paraqesë vështirësi të mëdha për të bërë biznes.
BB-ja ka paraqitur rënie të klasifikimit të Shqipërisë në listën e vendeve të marra në shqyrtim nga ana e këtij institucioni, në raportin e saj.
Në këtë klasifikim merren rreth 50 tregues, që përcaktojnë edhe shkallën e lehtësive që vendi ofron për të bërë biznes gjatë vitit 2008. Pozicioni i Shqipërisë në listën e 178 vendeve të paraqitura nga ana e BB-së është i përkeqësuar në krahasim me vitin 2007. Në listimin e të bërit biznes, Shqipëria renditet një hap pas Iranit dhe 4 vende sipër Irakut.
Për dallim nga Shqipëria, Maqedonia është një nga vendet që ka bërë hapa të shpejtë në lehtësimin e të bërit biznes, duke u klasifikuar nga ana e BB-së, si një nga vendet me reforma më të shpejta. Ky vend renditet i 75-ti, një pozicion i dukshëm më i mirë si ai i Shqipërisë, që renditet në vend të 136. Edhe Mali i Zi paraqitet në një pozicion të favorshëm në këtë renditje, duke qenë në vendin e 81 të listës së të bërit biznes të BB-së.
Një pozicion tepër i favorshëm paraqitet edhe për Turqinë, një nga vendet që ka paraqitur kërkesën për t u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku pozicioni i këtij vendi është numri 57 në listën e BB. Edhe vendet e tjera të rajonit paraqesin përmirësime në klimën e të bërit biznes, ku Kroacia dhe Bullgaria listohen në 10 vendet me reforma të shpejta gjatë vitit të fundit.
Maqedonia në vendin e 75-të, Mali i Zi, i 81-ti, Turqia e 57-ta, ndërsa Kroacia dhe Bullgaria listohen në 10 vendet me reforma të shpejta gjatë vitit të fundit.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008