Sprinti "humbës" i Dinamos hyn në çuditë e futbollit
TIRANE-Fitimi i titullit kampion nga Dinamo, pas një serie humbjesh radhazi, tashmë përbën një precedent të çuditshëm në futbollin europian. Në ngjarjet e javës të publikuara në revistën e UEFA-s, "sprinti" humbës i skuadrës shqiptare zë një vend të veçantë. Ja cilat janë 11 ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave në Evropë.
1. Golat e Arjen Roben. Holandezi është duke udhëhequr Bajernin në kampionat dhe Champions League. Ai nuk kishte shënuar kurrë një gol në fazën me eliminim direkt të Champions.
2. Fitorja e Interit. Rezultati 3-1 ndaj Barcelonës ishte humbja e parë për Guardiolën me dy gola diferencë.
3. Perla e Maikon. Braziliani shënoi një gol me Barcelonën dhe më pas humbi një dhëmb nga përplasja me Mesin, por javën e shkuar goli i tij ndaj Juventusit ishte një perlë më vete.
4. Deklarata e javës. Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola dhuroi edhe deklaratën më të veçantë të kësaj jave: "Nuk është e lehtë të udhëtosh 14 orë me autobus dhe të ndeshesh me një skuadër të fortë si Interi, por nuk mund të ndalet një vullkan apo jo?".
5. Ecuria e AIK. AIK-ut, kampiones në fuqi të Suedisë iu deshën 7 ndeshje për të arritur fitoren e parë, 3-0 me Kalmarin. Ishte periudha më e gjatë pa fitore për një skuadër kampione në fuqi.
6. Gjesti prekës. Dionisis Kiotis, portieri i Apoelit në Qipro i dhuroi bluzën e ndeshjes me çelsin, me autograf dhe mbishkrimin: "me dashuri" Maria Mokës, një fëmije 9 vjeçar nga Katerini që ka një formë të rrallë tumori.
7. Fëmija i mbarë. Portieri Mikael Gregoritsh i Kapfenberg shënoi me Austrinë e Vjenës 4 ditë para se të mbushte 16 vjeç, duke u bërë golshënuesi më i ri në historinë e Bundesligës austriake.
8. Portierët golshënues. Makabi Ali Nazaret ishte shumë pranë humbjes në plejof me Hapoel Haifa të shtunën, por portieri Joslain Mayebi shënoi në minutën e 94-t, duke barazuar 2-2. Lajm për faqe të parë? As që bëhet fjalë, sepse vetëm një javë më parë, portieri Tvrko Kale, i Hapoel Beer Sheva, i dha fitoren 3-2 ekipit të tij ndaj Hapoel Akko, ndërsa Vincent Eneyama i Hapoel Tel Aviv shndërroi në gol një penallti ndaj Hapoel Ramat Gan.
9. Stadiumi për funerale. Duke parë krizën ekonomike, klubi i Sent Xhonstonit në Skoci, ka vendosur të lirojë stadiumin e tij "McDiarmid Park" për ceremonitë funerale. Stadiumi ndodhet shumë pranë varrezave dhe thuajse çdo ditë zhvillohen 6 ceremoni.
10. Dinamo, sprinti për titullin. Ka skuadra që fitojnë titullin kampion pas një serie radhazi fitoresh, por ka edhe skuadra si Dinamo që e bëjnë këtë duke marrë vetëm 1 pikë në 6 ndeshjet e fundit. është e qartë se Dinamo kishte grumbulluar një avantazh të madh me ndjekëset në pjesën e parë të sezonit për të marrë titullin 4 javë përpara kohe. Titulli matematikisht erdhi të mërkurën, me humbjen 1-2 me Teutën e Durrësit dhe humbjen e Tiranës. Fitorja e fundit për Dinamon daton më 7 mars...
11. Vullkani. Klubi i Këlnit në Gjermani u ofroi udhëtarëve që qëndruan prej ditësh në aeroportin e këtij qyteti, që të hynin falas për ndeshjen me Bokumin javën e shkuar, duke treguar vetëm biletën e avionit. Në fakt, ishin qindra udhëtarë që shkuan në stadium. Ndërkohë, po për shkak të vullkanit, skuadrës angleze të Fulhamit iu desh të bënte një udhëtim prej 17 orësh me autobus për të qenë në stadiumin e Hamburgut për gjysmëfinalen e Europa League. Pas një aksidenti që bllokoi autostradën, trajneri Roi Hodgson zbriti lojtarët nga autobusi dhe i urdhëroi për një miniseancë stërvitore në autostradë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)