Rrëshqitjet e dherave, aksi Fier-Tepelenë “peng” i trajlerit
FIER-Sot reth orës 07:00, aksi rrugor Fier- Tepelenë ka mbetur i bllokuar për rreth 40 minuta duke shkaktuar një trafik të rënduar. Shkak është bërë rrëshqitja e një mjeti, incident ky paralizoi qarkullimin e metejshëm në rrugë. Ka qënë një trajler i cili vinte nga Greqia dhe tranasportonte një rul, i cili ka rrëshqitur në vendin e quajtur Povel pak kilometra nga fshati Fratar i Ballshit.
Kjo rruge është bërë shpesh problematike për shkak të rrëshqitjeve të herepashershme në të.
Aktualisht segmenti i prishur në këte vend po rikonstruktohet, ndërsa ishte hapur një rrugë provizore për kalimin e mjeteve. Por edhe në këtë rrugë të gjetur si zgjidhje për lëvizjen e makinave të shumta që kalojnë në aksin kombetar vërehet me po të njejtin intensitet fenomeni i rreshqitjeve.
(d.b/News24/BalkanWeb)