E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu do të marrë pjesë në betimin e presidentit kroat

"Presidenti Sejdiu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e Presidentit të ri kroat Josipoviç. Ftesa është dërguar përmes Ambasadës së Kosovës në Zagreb", ka deklaruar për mediat zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri. Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka ftuar gjithë liderët e Ballkanit në ceremoninë e betimit të tij, përfshi presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. "Ftesat për pjesëmarrje në inaugurim u janë dërguar të gjitha vendeve, me të cilat Kroacia ka marrëdhënie diplomatike", ka deklaruar presidenti Josipoviç.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›