E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kosovë korrupsioni më i pranishëm nga ç´raportohet

Raporti tregon se në Kosovë sektorët me nivel më të lartë të korrupsionit janë gjyqësori me 19 % të rasteve, pastaj edukimi me 12 %, të drejtat pronësore dhe sektori privat me nga 11 % të rasteve të raportuara, prokurimi publik me 8 %, etj. Merita Mustafa ,menaxhere në programin për transparencë dhe anti korrupsion, tha se raporti tregon për mënyrën se si paraqitet korrupsioni në Kosovë.“Sa i përket mekanizmave sesi zhvillohet korrupsioni në këto institucione, më e përhapur është mitmarrja, sidomos në prokurimin publik, familjarizimi, manipulimi i konkurseve për pranim në punë dhe largimet arbitrare nga puna. Ndërsa gjyqësia vazhdon të mbetet sektori më i korruptuar dhe ndër praktikat në këtë sektor janë lidhjet familjare dhe ndikimi nga jashtë, tejzgjatja e rasteve etj.”, theksoi Merita Mustafa, menaxhere në programin për transparencë dhe anti-korrupsion.Ajo tha se nuk janë të kënaqur me numrin e raportimeve të rasteve korruptive, bazuar në realitetin në vend.“Raportimet nuk janë të nivelit të duhur, për shkak se ata të cilët duhet të raportojnë nuk kanë ndonjë interes pasi që mund të fitojnë shumë të mëdha të të hollave edhe nuk kanë ndonjë motiv për të raportuar, përshembull kur është fjala te tenderimet, edhe ai që jep edhe ai që merr kanë një interes dhe për këtë raportimet janë më të vogla", tha ajo.Në raport thuhet se 85 % të rasteve të korrupsionit janë raportuar nga meshkujt, ndërsa 15 % janë femra.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›