E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet kosovare: A(H1N1) nën kontroll

Në këtë takim u vlerësua se situata është nën kontroll, por ende mbetet serioze dhe kërkon vëmendje dhe vigjilencë të shtuar. Sipas të dhënave zyrtare të IKSHP-së, numri i rasteve të konfirmuara si pozitive me A(H1N1) është 324, numri i të vdekurve 14, ndërsa në Klinikën Infektive janë të shtrirë 4 pacientë nën observim klinik.

Në takim u tha se masat preventive janë duke vazhduar në nivel vendi, institucionet shëndetësore kanë një furnizim të rregullt me Tamiflu dhe medikamente të tjera kundër gripit, ndërsa sugjerohet marrja e vaksinës, pasi ka ende doza të mjaftuara të sjella si donacion nga Republika e Turqisë.

Ndërkohë, pritet që OBSH të sjellë në Kosovë 100 mijë vaksina, dhe institucionet do të ndërmarrin një fushatë ndërgjegjësimi për marrjen e saj, duke pasuar parasysh se përkundër hezitimeve të shprehura, në shumë vende të botës shkalla e vaksinimit kundër A(H1N1) ka qenë e lakmueshme.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›