Hyseni në Nju Jork për mbledhjen e KS-së
Ministri Hyseni do tё takojё disa ambasadorё tё vendeve tё reja anёtare tё Kёshillit tё Sigurimit tё KB-së.Në mbledhjen e së premtes, ku do të diskutohet raporti i ri për Kosovën, Serbia do të përfaqësohet nga kryetari i saj Boris Tadiç, i cili do të jetë i shoqëruar nga ministri Vuk Jeremiç.Jeremiç ka deklaruar se, “paralajmërimet provokuese” për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, nuk i kontribuojnë qetësimit dhe stabilizimit të situatës, e cila sipas tij “është serioze dhe e ndërlikuar”. “Prandaj, kjo është një nga arsyet që Beogradi ka vendosur që në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të përfaqësohet në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Jeremiç.