Sejdiu do të provohet te Koblenz

Florent Sejdiu pritet të provohet te Tus Koblenz, pas përfundimit të sezonit në Bundesliga 2. Klubi gjerman, përmes menaxherit vushtrrias Ramë Rashica, i ka parë disa xhirime televizive të Sejdiut dhe e ka pëlqyer lojën e tij.
“Menaxheri Rashica ka dëgjuar për mua dhe më pas kemi kontaktuar dhe i kemi dërguar disa CD te Koblenz. Paraqitjet e mia i kanë pëlqyer këtij klubi, kështu që kur të përfundojë kampionati atje - kah muaji maj ose qershor, por mund të ndodhë edhe më herët- do të shkoj dhe të provohem te Koblenz”, u shpreh sulmuesi i Trepçës.
Futbollisti mitrovicas, i cili kontribuoi të dielën në fitoren e Trepçës në Ferizaj me dy gola të shënuara, ndihet i gatshëm për sfidën e re. Ai beson se i ka cilësitë për t’i bindur zyrtarët e Koblenz që ta mbajnë në ekip.
“Unë kam besim shumë në vete. Në formën në të cilën po kaloj, ma merr mendja se do t’i kaloj provat. Kjo punë ka mundur të bëhet edhe pa filluar kampionati i Kosovës, por kisha probleme me vizë”, deklaroi Sejdiu.
Koblenz - ku luajnë edhe katër shqiptarë: Shqipëron Skeraj, Ervin Skela, Edmond Kapllani e Njazi Kuqi - nuk është opsioni i vetëm për Sejdiun. Përfaqësuesi kosovar tregon se menaxheri Rashica i ka thënë se përpos Koblenzit, ka gjasa të provohet edhe në disa klube të tjera të Bundesliga 2 gjermane.