Rooney synon triumfin e Man Utd

Wayne Rooney ka insistuar se është i përqendruar të ndihmojë Manchester Unitedin në përfundimin e një sezoni të suksesshëm dhe nuk ndjek rekordin e Cristiano Ronaldos prej 42 golave në një edicion. Rooney ishte ngarkuar me detyrën e zëvendësimit të hapësirës së lënë nga largimi i Ronaldos, i cili iu bashkua Real Madridit vitin e kaluar.
Dhe, sulmuesi anglez ka realizuar këtë duke shënuar 24 gola në 22 ndeshjet e fundit, ndërsa dy të fundit në fitoren 3-0 ndaj Fulhamit të dielën e dërguan në kuotën e 32 golave në të gjitha garat këtë sezon. Rooney ka theksuar se nuk është i brengosur për rekordin e Ronaldos prej 42 golave dy sezone më parë, por është i përqendruar t’i ndihmojë Manchester Unitedit të mbetet në krye të tabelës në Premierligë.
“Të jem i sinqertë, nuk do të kishte rëndësi të madhe për mua dhe nuk është diçka që e ndjek. Është mirë të shënoj gola dhe dua të shënoj në çdo ndeshje, por atë që bëri Cristiano ishte e pabesueshme. Unë jam njeri tjetër dhe futbollist tjetër, andaj nuk krahasohem me të. Dua t’i ndihmoj Manchester Unitedit të përfundojë me sukses këtë sezon duke fituar tituj. Ky është objektivi im kryesor”,- deklaroi Rooney.