Sejdiu kërkesë Mongolisë: Të njihet Kosova
Stamboll -Në ditën e tretë të vizitës së tij në Turqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati një varg takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme që po marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Euroazisë. Presidenti Sejdiu shfrytëzoi këto takime për të kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, si dhe përkrahjen e mëtejme nga diplomacitë e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, por që me ndikimin e tyre në vendet e tjera mund ta ndihojnë Kosovën për sigurimin e njohjeve të reja.
Presidenti Sejdiu sot pati takim të veçantë me Zëvendëskryetarin e Parlamentit të Mongolisë, z. Enkhbold Nyamaa të cilit i kërkoi edhe një herë që institucionet e vendit të tij ta shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës.
“Vendi ynë është njohur nga 58 shtete të botës, prej të cilave njëzet e dy janë anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe nga vende të tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kandaja, Australia, Japonia, Arabia Saudite, Turqia etj., ndaj ju lusim që t’ua përsërisni autoriteve të vendit tuaj kërkesën tonë për njohjen e republikës së Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, ai theksoi se Republika e Kosovës është njohur nga të gjitha vendet fqinje, me përjashtim të Serbisë, dhe është e përkushtuar të punojë për forcimin e paqes, të stabilitetit dhe të sigurisë në rajon, me qëllim që një ditë edhe Evropa Juglindore të bëhet anëtare e barabartë e familjes së gjerë europerëndimore.
Ndërkaq, zëvendëskryetari i Parlamentit të Mengolisë, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, premtoi se kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës do ta shtrojë porsa të kthehet në vend.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu u takua edhe me prof. dr. Ali Bardakoglu, kryetar i Zyrës për Çështje Fetare i Republikës së Turqisë, nga i cili kërkoi që ky institucion të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën dhe institucionet e saj arsimore e fetare, si dhe për lobimin në vendet e ndryshme të botës, veçmas në ato të botës islamike.
Duke ritheksuar vendosmërinë e institucioneve të Turqisë për ta mbështetur Kosovën në të gjitha fushat e jetës, dr. Ali Bardakoglu tha se institucioni që ai drejton do të jetë përherë një zë i fuqishëm për Kosovën, për pavarësinë dhe prosperitetin e saj.
Presidenti Sejdiu mori pjesë edhe në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Forumit Ekonomik të Euroazisë, ku pati takime të shkurtra me ish-presidentë, ministra dhe deputetë të vendeve pjesëmarrëse. Një takim të vecantë, Presidenti pati edhe me përfaqësuesit e shoqatave të shumta të shqiptarëve që jetojnë në Turqi.