E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: EULEX edhe ne veri te Kosoves

Ministrat e Jashtem te NATO-s kane konstatuar dje se vendosja sa me e shpejte i misionit te Bashkimi Evropian ne, EULEX, ne gjithe territorin e Kosoves, eshte ceshtje urgjente. Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer, deklaroi se eshte me rendesi qe EULEX-i te dislokohet ne tere territorin e Kosoves, perfshire edhe veriun e vendit. Gjate kesaj mbledhjeje u konfirmuar se KFOR-i do vazhdoje te mbaje nje prani te forte ne Kosove, dhe se do te vazhdoje misionin ne kuader te Rezolutes 1244 ne tere territorin e Kosoves. Ne takimin ne Bruksel po ashtu eshte thene se KFOR-i do te bashkepunoje me aktoret tjere nderkombetare, si dhe me autoritetet e Kosoves. Per NATO-n, sic thuhet ne perfundimet e miratuara nga ky takim, eshte ceshtje e urgjences dislokimi sa me i shpejte i misionit te EULEX-it ne tere territorin e Kosoves. "Aleatet mirepriten edhe faktin se situata ne Kosove eshte e sigurt, perkunder asaj qe une do ta quaja nje fluiditet ne spektrin politik ne Kosove", tha sekretari i pergjithshem i Aleances. Duke folur per dislokimin e misionit te BE-se ne fushen e rendit dhe te ligjit, EULEX-in, Shefer tha se per kete eshte diskutuar ne takim, ne te cilin ka marre pjese edhe shefi i diplomacise se BE-se, Havier Solana. Nder temat e tjera te lidhura me Kosoven, eshte edhe shperberja e TMK-se, e cila do te vazhdoje, dhe formimi i Forcave Kosovare te Sigurise, qe NATO-ja do t'i ushtroje ne baze te nje fondi vullnetar qe eshte krijuar permes NATO-s. Po ashtu, zyrtaret e NATO-s ne kete takim kane kerkuar nga Serbia qe te bashkepunoje rreth Kosoves me faktoret nderkombetare dhe qe te ftoje te gjitha palet ne Kosove qe te permbahen nga dhuna dhe kercenimet. Sa i perket situates brenda Kosoves, nga autoritetet e Kosoves eshte kerkuar qe te vazhdojne te zbatojne reformat, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe respektimin e pakicave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›