Greqi, mijëra persona mbeten pa punë nga kriza
Athinë - Kriza ekonomike ka përfshirë thellë edhe Greqinë. Në vetëm katër muaj, më shumë se 12 000 grekë kanë humbur vendet e punës, tregojnë të dhënat e dy sindikatave më të mëdha, Konfederata e Përgjithshme e Punës (GSSE) dhe Federata e Nëpunësve Shtetërore (ADEDI). Të dhënat kanë të bëjnë me periudhën nëntor 2008-shkurt 2009. Vetëm muajin e kaluar numri i të papunëve në Greqi është rritur me 4 136 persona, ndërsa në pushim të detyruar janë dërguar 774 vetë. ''Më të prekur nga kriza janë industria e tekstileve, tregtisë dhe ndërtimit'', kumtoi GSSE-ja, që bëri thirrje për grevë të përgjithshme më 2 prill.