E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, në Maqedoni në ceremoninë e "Vera e Ohrit 2009"

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së manifestimit kulturo-artisik "Vera e Ohrit 2009" në Ohër, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov. Në komunikatën e presidencës në Prishtinë, theksohet se Sejdiu do të qëndrojë në Ohër, duke shfrytëzuar rastin për të zhvilluar takime joformale me homologun maqedon Gjorgje Ivanov, por edhe me presidentin shqiptar Bamir Topi.
Kjo është vizita e radhës jozyrtare e presidentit kosovar në Maqedoni, pasi akoma nuk janë dhënë sinjalet e Shkupit zyrtar për të realizuar një vizitë zyrtare me të gjitha protokollet për presidentin e Kosovës, si një shtet i ri fqinjë. Javë më parë presidenti Fatmir Sejdiu kishte anuluar vizitën në Maqedoni, për shkak se pala maqedonase e kishte ndryshuar karakterin e vizitës zyrtare. Më pas një samit i thirrur nga presidenti Topi në Shqipëri - ku morën pjesë presidentët Sejdiu dhe Ivanov, dhe ai i Malit të Zi Vujanovic, ka ndikuar në "zbutjen e gjakrave".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›