Castro: Kriza në Honduras, shkak për grushte shteti në Amerikën Latine
Ish-lideri kuban, Fidel Castro parashikoi që Amerika Latine do të përfshihet nga një valë grushtesh ushtarake shteti, nëse presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya nuk rikthehet në detyrën e tij, pas rrëzimit nga pushteti më 28 qershor.
Castro, në një koment të publikuar në një faqe interneti të qeverisë komuniste kubane, deklaroi se "liderë ushtarakë të djathtë të stërvitur nga SHBA-ja mund të marrin guximin për të rrëmbyer armët kundër qeverive të tyre", duke marrë në konsideratë se si do të zgjidhet kriza në Honduras".
"Nëse presidenti Manuel Zelaya nuk rikthehet në detyrën e tij, një valë e rrezikshme grushtesh ushtarake kundër shtetit do të kërcënojnë rrëzimin e shumë qeverive në vende e Amerikës Latine, ose do të mbeten në mëshirën e liderëve ushtarakë të ekstremit të djathtë, të edukuar sipas doktrinën së sigurisë në shkollat ushtarake të Amerikës", shruante ai.
Zelaya, shkruante Castro, ka këmbëngulur në rikthimin e tij në detyrë, sepse beson që "në këtë rast është në lojë e drejta e popujve të Amerikës Latine për të zgjedhur liderët e tyre".