Maqedoni, parlamenti miraton ministrat e rinj
Parlamenti maqedonas miratoi emërimin e tre zëvendëskryeministrave dhe ministrave të rinj të qeverisë konservatore të kryeministrit Nicola Gruevski. Zëvendëskryeministri i dorëhequr, i cili ishte i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Zoran Stavrevski, u emërua në postin e ministrit të Financave, Vasko Naumovski u caktua në postin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për Integrimin Evropian dhe Vladimir Pesevski në postin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Ekonomike.
Parlamenti miratoi emërimet e Ljupce Dimovski, në postin e ministrit të Bujqësisë dhe të Nikola Todorov në postin e ministrit të Arsimit.
Qeveria e Gruevskit është tronditur nga seri dorëheqjesh në fund të muajit të kaluar, nga të cilat edhe ajo e zëvendësministrit përgjegjës për Integrimin Evropian, Ivica Bocevski. Disa burime pranë qeverisë, deklaruan se "disa ndryshime priteshin prej kohësh".
Maqedonia ka satusin e vendit kandidat për në BE që nga fundi i vitit 2005 dhe aspiron të nisë negociatat për anëtarësim të plotë, por progresi i saj drejt Evropës pengohet nga kundërshtimi i Athinës për shkak të emrit.