Kosovë, ministri i Kulturës në "Verën e Ohrit"
Me ftesë të ministres së Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Kançeska-Milevska, ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, do të marrë pjesë nesër në hapjen zyrtare të festivalit ndërkombëtar "Vera e Ohrit". Sipas ministrisë kosovare, në hapjen solemne të këtij festivali janë të ftuar të gjithë ministrat e Kulturës të rajonit.
Ky është edicioni i 49-të i këtij festivali, në të cilin paraqiten vlerat artistike muzikore dhe teatrore nga vende të ndryshme të botës.
Hapja e festivalit do të bëhet nga kompozitori i shquar i muzikës së filmit, Ennio Morricone.