E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci i telefonon Berishës, shpreh ngushëllime

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka telefonuar sot kryeministrit Berisha, per ti shprehur ngushëllimet më të thella të tij dhe qeverisë që drejton për familjet e 4 anëtarëve të Policisë së Shtetit që humbën jetën në krye të detyrës. 

TIRANE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i telefonoi sot kryeministrit Sali Berisha për t’i shprehur ngushëllimet më të thella të tij dhe qeverisë që ai drejton, për familjet e katër efektivëve të Policisë së Shtëtit që humbën jetën në krye të detyrës, për qeverinë dhe për kombin shqiptar.

Kryeministri Thaçi i shprehu homologut të tij shqiptar ssolidaritetin e tij dhe të popullit të Kosovës për humbjen e rëndë, të katër oficerëve të përkushtuar të policisë shqiptare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›