U jepet lamtumira 4 Dëshmorëve të Atdheut
Fjala e famtumirës është mbajtur nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ranë në detyrë një ditë më parë, gjatë një aksioni në Durrës për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
"Në një ditë zie, i japim lamtumirën e fundit Fatosit, Altinit, Kastriotit dhe Sajmirit, katër heronjve të pavdekshëm, të cilët me jetën dhe gjakun e tyre mbajtën betimin para flamurit dhe atdheut dhe me disiplinë e profesionalizëm u përballën me fytyrën e krimit", tha ministri Nishani.
Ai vuri në dukje se dje derdhën gjakun katër shërbërorë të shtetit, të cilët sot ngrihen si katër apostuj të ligjit dhe drejtësisë. "Sot ne ndahemi nga katër heronj, por marrim trashëgim prej tyre guximin dhe kurajon, qëndrushmërinë për të vazhduar me forcë betejën tonë me krimin dhe kriminelët. Marrim prej tyre një amanet që Shqipëria të jetë vend i lirë i qytetarëve të lirë, vendi i ligjit dhe drejtësisë", u shpreh ministri Nishani.
"Ata ranë në një operacion ndaj njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe jo vetëm, sepse Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh. Me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit, ai përbënte një kërcënim permanent për rendin dhe sigurinë", u shpreh për mediat Kryeministri Berisha pas homazheve që zhvilloi në Pallatin e Kongreseve në nderim të të rënëve.
Ndërsa Presidenti i Republikës shprehu ndër të tjera solidaritetin e plotë për forcat e rendit dhe për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të 24 orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë.
Homazhe në nderim të të rënëve zhvilluan dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, përfaqësues të kabinetit qeveritar, forcave politike, Princi Leka, etj.