E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu po qëndron në Ankara

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë, me ftesë të presidentit turk, Abdullah Gyl.

Presidenti Sejdiu, përveç me presidentin Gyl, do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdogan, me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, me ministrin e Jashtëm turk dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit të Presidentit Sejdiu dhe delegacionit të Republikës së Kosovës që ai drejton në Ankara, do të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të diskutohet për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Po gjatë qëndrimit në Turqi, presidenti Sejdiu do të mbajë edhe një ligjëratë në Qendrën për Hulumtime të Evropës Juglindore të Universitetit të Ankarasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›