Maqedoni, "gjeografia" që fyen shqiptarët nuk tërhiqet
“Viti i ri shkollor do të nisi pas pak ditësh me tekstet ekzistuese dhe nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme do të studiojnë me gjeografinë ekzistuese” deklaroi dje në një konferencë për shtyp ministri i Arsimit, Teodorov.
Kjo deklaratë bie në kundërshtim me atë të zëvendëskryeministrit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, sipas të cilit qeveria do të bënte tërheqjen e tij për shkak të mangësive të ndryshme.
Në të ashtuquajturin tekst shkollor, shqiptarët e Maqedonisë trajtohen si pasardhës të romëve, turqve dhe çerkezëve, madje arrihet deri aty sa të thuhet se "shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar". Këta “shqiptarë”, në tekst thuhet se kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh.
Vetë ministri Nikolla Teodorov deklaron se ata që kanë bërë vërejtje për gjeografinë le t'i depozitojnë këto vërejtje për t'i shqyrtuar në të ardhmen.
Ndërkohë, Lidhja e Arsimit të Kumanovës iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që ta braktisin këtë libër, duke i bërë një bojkotim të hapur në të gjitha shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë, jo vetëm tekstit të gjeografisë që është i mbushur me fyerje por edhe teksteve të tjetra ku ka shtrembërime dhe ofendime ndaj shqiptarëve.