E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alber Kamy, ky i huaj në Shqipëri

Paradoksi tipik do që shpirti njerëzor të kapë elementët pa prekur sintezën e veprës, që është e pamundur, përpos për një paradoks. Edhe fati si parathënie e gjurmëve në botën letrare e ka përqeshur shumë shkrimtarin Alber Kamy, që me 4 janar të 50 vjetëve më parë, kur nga Provenca duhet të rikthehej në Paris, sapo kishte marrë edhe një biletë treni, por botuesi i kryeveprave të tij Michel Gallimard, e bindi të niseshin me automobil drejt një aksidenti vdekjeprurës. Ngjarjet filologjikisht dihen aksidenti që i mori jetën si shkrimtarit Kamy dhe të botuesit Gallimard ishte një fatkeqësi për republikën e letrave botërore. Por më shumë habia erdhi kur në xhepit e xhaketës së tij gjetën një biletë treni. Po ashtu në autopsinë që iu bë makinës gjetën çantën që mbronte dorëshkrimin “Njeriu i parë”, që simbolizonte rikthimin e babait në tokën e origjinës: një francez gjysmë-algjerian.Nobelisti Alber Kamy kishte 47 vjeç kur u përball me murtajën finale të jetës së gjallë, por vdekja nuk e gjeti të papërgatitur, nuk e gjeti të huaj në universin e zhbiriluar të Humbjes së Madhe. Qysh ne rini pati shijuar hidhësinë që shkaktonte skamja dhe vdekja. Lufta e pandërprerë për ekzistencën e ndihmoi të mos ishte ekzistencialist, të kuptonte më shumë vlerat e bukurisë gjatë betejës me turbekulozin brejtës. Ndërkaq etapat e së Mirës që i përlyhej me të Keqen, zvarriteshin pa ngut, duke e burrëruar para kohe.Kështu që ai i parapriu kultit të rebelimit të pranverës së ’68-s, pasi përjetoi me heret një rebelim kundër nazizmit dhe fashizmit; pra kishte një armë më shumë se të tjerët kur filozofi të denonconte falsitetin e shoqërisë franceze. Për Kamy-në, “artisti është dëshmitar i lirisë” dhe ky është justifikimi që do t’i sjellë pagesën e një çmimi të rëndë.  Në teologjinë letrare, triniteti i veprimtarisë së Kamy është i mbisunduar në romanin “I huaji” dhe vijon me jehonën filozofike tek “Miti i Sizifit”, ndërkohë që ka si përmbyllës të syve romanin “Murtaja”. Më pas shumë kujtojnë polemikën thumbuese e shpotitëse me Zhan Pol Sartrin, që e quajti një “mësues të keq”. Kjo qartësi gjykimi i vinte ngaqë ishte një ujk vetmitar, dinte të jetonte me veten, jashtë kontureve ideologjike partiake shumuese, kolektivizuese, pra jashtë konformizmit të inteligjencës guache, që anonte në himnet fatale kundrejt BS. Sipas shitjeve në Francë, kualiteti i duelit Sartri vs. Kamy është gjithmonë i gjallë, me luhatje nganjëherë fiton njëri njëherë tjetri, por në përgjithësi për injorantët janë gjithmonë barazim.Sa për garniturë në konstelacionin e verbër të Alber Kamy-së, dashuria qorre për dritën mesdhetare përfaqësonte një nga pikëvrojtimet letrare, një dritë që ishte nxitëse, pasi ta jepte në majë të kaptinës, as për kulturën në përgjithësi si proces jetik të çdo shoqërie nuk kishte fjalë të mira sa për dritën mesdhetare. Kometa filozofike plotiniane ishte e përkryer për një neofit abstrakt të filozofisë neo-platonike.Megjithatë të gjithë lexuesit e njohin personazhin vip Alber Kamy si rrëfimtar të “I huaji” dhe të “Murtajës”. Ndërkohë 50 vjet më pas pretorianët e letërsisë franceze i kanë dhuruar post-mortem kurorën për t’u bërë perandor i letrave franceze, por ai e refuzoi qysh në fjalimin që mbajti gjatë marrjes së çmimit Nobel, ku me një përqethje mishi që i habiti të gjithë, deklaroi se nuk e meritoi kurorën se më pas vijnë thikat e helmatisura. Ai tha se “çdo gjeneratë mendon se duhet të ri-themelojë botën. Gjenerata ime e di me saktësi që nuk do ta bëjë. Por detyra e saj ndoshta është më e madhe. Ajo konsiston në ndaljen e botës, që ajo të mos e humbë fillin...”. Ai kuptoi shumë mirë se nihilizmi që instaloi Oksidenti nuk kishte të bënte vetëm me “vdekjen e Perëndisë”, por edhe të filozofisë si mbështetëse antagoniste pas kryesimit të iluminizmit. Në vend të filozofisë vendin e zuri dhunshëm Teknika, si një agjent ndërveprues dhe katalizator i shoqërisë. Prandaj ishte ndër të parët që asistoi në holokaustin e ideve, meqë u mor vesh se nuk kish më ide të reja, veç përtypje të të vjetrave. Gjithçka e gatuar për të bërë një “ekzistencë” ku nevojitej jo vetëm rrëfimi ekleziastik, por edhe teknika rrëfyese me kuptue gjendjen shpirtërore të njerëzimit, fiks si një nostrom që nuk ka busull për t’u orientuar, por ecën me vrojtim të syve në universin e vlerave. Sidoqoftë Kamy kërkoi të nxirrte nga reaminacioni mendimet nëpërmjet Artit, ku kërkoi një shkrirje midis filozofisë dhe letërsisë, dhe këtë e gjeti në jetën që ndriçohej nga dielli. Mesdheu bashkë me detin, diellin, natyrën, ricat kapriçioze të vajzave janë përbërësit kryesorë të mendimeve të tij letrare. Për Kamynë rebelimi është një rebelim metafizik kundër gjendjes së njerëzimit, që nuk mund të nxirrej nga bataku ku ishte fundosur prej revolucioneve totalitariste. Nuk donte të ishte pjesëtar në asnjë kërkesë utopike që kishte të bënte me krijimin e një botë te re as një njeriu të ri, por ashtu në heshtje kërkonte një vëllazëri të njeriut me botën që ka përreth. Ai kishte një filozofi të dashurisë, që duronte dot t’i thoshin se perëndia ka vdekur, pasi ai e luftonte çdo ditë, pra religjioziteti i tij ishte një polemikë permanente....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›