QKR: Nuk e kemi fshirë emrin e Hearis Balliut
Reagon Qëndra Kombëtare e Regjistrimit të Bisnesit përballë disa akuzave të bëra kohët e fundit në media në lidhje me çështjen e pronësisë së vajzës së botuesit Fari Balliu në një shoqëri aksionere ku pjesëmarrës ka qënë edhe Kristo Delijorgji. Sipas drejtorit të kësaj qendre Tom Kola, sistemi që operon QKR-ja për regjistrim është elektronik dhe i pamanipulueshëm, dhe se nuk mund të fshihet dhe as të shtohet dot emri i ndonjë aksioneri. Më tej ai ka sqaruar se aksionet e Henris Balliu janë dhuruar në 8 prill të këtij viti nga personi i autorizuar për llogari të Kristo Delijorgji, dhe si rezultat i kësaj u ndryshua edhe lista e ortakëve të kësaj shoqërie ku emri i Henris Balliu nuk figuron më. Kohët e fundit është zbulluar nga ana e mediave se vajza e botuesit Fari Balliut ka qënë aksionere në një firmë ndërtimi me Kristo Delijorgjin vëllain e Mihal Delijorgjit, që akuzohet si përgjegjës për tragjedinë ë Gërdecit dhe trafikim armësh.