Nano: Rama mbron Sollakun pasi ka abuzuar
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, ka deklaruar dje gjatë një takimi në qytetin e Durrësit se lufta që po bën Edi Rama për të mbrojtur Kryeprokurorin nga shkarkimi, vjen për shkak se ai është një person që ndodhet nën akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzime.
“Është rindezur sherri për Prokurorin e Përgjithshëm. "Zëdhënësi i PS-së" e pranoi dje se Rama ka frikë nga drejtësia”, tha Nano duke patur parasysh deklaratën e Erion Braces se pozita do të futë në burg kryetarin e PS-së.
Sipas Nanos opozita e ka ngritur tensionin politik në vend prej dy vjetësh, për të mbajtur peng Prokurorin e Përgjithshëm që të mos arrestohen politikanët e saj fajtorë, të veshur me imunitet.