E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, operacioni Fshesa kthen 9 shqiptarë

Dogana e Kakavijës, foto arkiv

Operacioni Fshesa në Greqi ka vazhduar duke rikthyer në atdhe 9 emigrantë shqiptarë mëngjesin e sotëm, përmes doganës së Kakavijës.

Policia greke, ka ndërmarrë një operacion kundër emigrantëve ilegalë që qarkullojnë në Athinë, Patra, Selanik dhe Janinë.

Policia e Athinës, brenda këtij viti ka riatdhesuar 164 emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët qarkullonin pa dokumentacionin e duhur dhe pa leje pune dhe qëndrimi në shtetin grek.

Mes tyre, ka pasur edhe mjaft shqiptarë që kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike, por që u kishte kaluar afati i qëndrimit në shtetin grek duke plotësuar 90 ditshin e nevojshëm. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›