E Diel, 1 Nëntor 2026

Surprizat pafund qe ofron Tv Klan ne sezonin e ri Yllka Selita & Izaura Ndoj

Keto dite pritet te nise sezoni i ri ne televizionin kombetar Klan. Lexuesit e "Koha Jone" jane te interesuar te dine sa me shume mbi strukturen programore me ndryshimet e saj dhe risite qe do te sjelle. Ndaj le t'i zbulojme ne vijim te kesaj interviste. Cilat jane disa nga risite e sezonit te ri ne Klan?

Risi ne strukturen programore do te jene pikerisht programet qe do ti ofrojme publikut tone ne kete sezon te ri televiziv, d.m.th minutat dhe oret qe ne do te prodhojme per tu pare nen logon e Klan, per t'u shijuar nga te gjithe shikuesit tane, te cilet si gjithmone na zgjedhin ne per tu informuar, argetuar e per t'u kenaqur. Risia qendron ne faktin e rritjes se oreve te transmetimit Live dhe te prodhuara nga Tv Klan. Prandaj na pelqen ta ritheksojme cdo sezon televiziv se Tv klan shenon si gjithmone rekord ne prodhimtari. Tv Klan eshte nje televizion gjeneralist me audience 4+, prandaj dhe struktura programore eshte e tille qe te perfshije cdo target grup. E rendesishme ne kete strukture eshte oferta qe ne bejme. Me 5 shtator "rindizen motoret" me fuqi maksimale per te ofruar si gjithmone me te miren. Mengjesi do te vazhdoje te jete me i qeshur se kurre vetem nen shoqerine e "Aldo Morning Show", me shume muzike, batuta, humor, telefonata, lidhje direkte nga e gjithe Shqiperia dhe korrespodente me informacione te perditshme urbane por jo lajme... transmetimi 3 ore Live i "Aldo Morning Show" i le vendin oreve te drekes, tashme me target-grup te rinjte qe shohin dhe adhurojne promovimin e bashkemoshatareve te tyre ne "Promo Zone". Pasditja do te vazhdoje te mbetet besnike e atyre qe pelqejne telenovelat dhe serialet duke iu siguruar qe titujt e perzgjedhur jane absolutisht me te zgjedhurit ne tregun boteror. Publiku femeror do te ndaje minutat e pasdites nen shoqerine e Rudina Magjistarit dhe emisionit te saj "Takimi i Pasdites", i cili pati premieren pikerisht nen logon e Klan dhe aktualisht eshte ne sezonin e 3-te te tij. Prime-time javor nis me formatin me te suksesshem game-show te momentit "Kutia" me mikprites Enkel Demin. Takimi i publikut me emisionin me te ndjekur politik te 20 viteve te fundit "Opinion" nga gazetari Blendi Fevziu, vazhdon te jete nga e hena ne te merkuren 22:30 dhe te enjten ora 21:00. Te henave moderatori i famshem Agron Llakaj ju fton ne quiz-show me te famshem ne te gjithe boten, "Kush do te behet Milioner!" Prime-time i te premtes kete sezon ndryshon gjendje, sepse suksesi i talk-show "Zone e Lire" vazhdon nga shtatori me te paperseritshmin Arian Cani, i cili emisionin e 304-rt e nis nen logon e Klan. E shtuna eshte mbremja e spektakleve madheshtore "Made in Klan". Cdo jave direkt nga Teatri i Klan publiku do te argetohet me ciklet e reja te spektakleve tona. Ne tetor do te filloje nje super produksion i "Kengeve te Shekullit" nje nga formatet origjinale te TV Klan, nje spektakel qe ben pjese ne programet muzikore argetuese me te suksesshme dhe me te ndjekura ne tregun televiziv shqiptar. Treshja e suksesshme Bledi Laco, Adrian Hila dhe Pandi Laco, propozojne edicionin e katert te Kengeve te Shekullit. Por kete here permbajtja dhe materiali muzikor i spektaklit do te jene nje fond teper i perzgjedhur i muzikes boterore, kenget me te famshme te repertorit internacional, hitet qe kane bere historine e muzikes boterore, sukseset qe i kane kaluar kufijte e vendeve ku jane krijuar duke u kthyer keshtu ne nje trashegimi mbareboterore. Shija e spektaklit do te vazhdoje edhe te dielen me maratonen e argetimit qe mban firmen e Ardit Gjebrese, i cili edhe kete sezon premton nje audience te sigurt per tu clodhur dhe per t'u kenaqur ne programin me popullor ne Shqiperi. Nje skenografi e re dhe rubrika te reja tek "E diela Shqiptare" ne kete sezon te ri nga 18 shtatori. Kete sezon nis transmetimin nje tjeter emision i ri nga Dritan Shakohoxha. "Oleee!", nje program sportiv javor ne fundjave, i cili do te sjelle shume informacione per te gjitha ndeshjet e javes ne kampionatet me te ndjekur te futbollit nga tifozet dhe publiku shqiptar. Permend edhe eventin vjetor te muzikes moderne shqiptare, sepse nentori quhet ndryshe edhe muaji i festivalit "Kenga Magjike 2011" nje bashke-prodhim i Jon Music dhe RTV Klan.

Nder programet me audience te larte ne Shqiperi, rikthehet ne Klan "Zone e Lire". Disa detaje per fansat e ketij programi?

Ne vijim te pyetjes tuaj edhe mua me pelqen ta them qe suksesi i "Zone e lire" vazhdon ne RTV Klan. Gazetari unik ne "zonen" e tij rikthehet ne Klan me programin e tij super te ndjekur me nje skenografi te re dhe natyrisht me me shume shikues qe ofron nje televizion kombetar. Detajet jane gjithmone te reja ne kete program, sepse i tille eshte dhe aktualiteti apo te ftuarit e Canit, te cilet thirren ne studio gjithmone per nje "arsye" dhe ti si shikues asnjehere nuk e di se cilat do te jene pyetjet apo reagimet e te ftuarve, sepse te gjithe aty ne studio perpiqen te jene te lire. Aktualisht po perfundon skenografia dhe gjerat po finalizohen brenda stafit nen regjine e Ledios, per te nisur transmetimin on -Air ne shtator.

Per here te pare ne Shqiperi mberrin X-Factor. Dicka me shume mbi kete risi?

Eshte kenaqesi te pohosh qe formati "talent-show" me i suksesshem i viteve te fundit ne te gjithe boten "X Factor", do te vije per here te pare ne Shqiperi nga RTV Klan. Eshte absolutisht formati me i ndjekur i momentit qe prodhon yje ne muzike, ne me shume se 50 shtete te botes, duke u renditur si programi me i shikuar ne Prime-Time ne secilin vend me shifra rekord. Harrojini programet e meparshme te talenteve muzikore qe jane bere ne Shqiperi, prisni "X Factor Albania", sepse per here te pare vjen ekskluzivisht per publikun shqiptar nje format i blere me te drejta te plota nga kompania FremantleMedia". Fakti qe formati eshte i kontraktuar per tu prodhuar ne versionin shqiptar, do te thote sukses i njejte dhe i padiskutueshem si kudo, sepse ky super produksion kombetar do te vije me te njejten cilesi, profesionalizem dhe realizim televiziv si ne cdo shtet tjeter qe eshte zhvilluar dhe po zhvillohet. Pas nje periudhe 2 vjecare diskutimesh, me ne fund besojme se eshte koha qe "X Factor" te mberrije edhe ne Shqiperi, per te kerkuar talentet e reja te kenges. Prezantuese e "X Factor Albania" do te jete e mirenjohura Alketa Vejsiu. Shume shpejt do te nisin audicionet. "X Factor" vihet tani ne kerkim te talentit me te ri ne Shqiperi... Ekipi i "X Factor Albania" do te udhetojne ne cdo cep te Shqiperise dhe Kosoves, kudo ku ka talente, te rinj qe kendojne bukur, njerez qe duan te plotesojne nje enderr. Te gjithe ata qe jane mbi 15 vjec e qe kane ze te bukur, mund te jene pjese e endrres me emrin "X Factor"!

Formati televiziv me prestigjioz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, do te kerkoje fenomenin shqiptar ne muzike, sepse "X Factor" prodhon yje boterore si Leona Lewis ne 2006. Pas audicioneve, per me shume se 20 jave, netet e spektaklit javor, do te jene dritheruese me interpretime dhe performanca live ne nje skenografi madheshtore, eliminime dhe emocione votimi. Juria e spektaklit eshte akoma surprize, sepse paneli i jurise eshte nje tjeter element kyc i suksesit te formatit. Ne fund, cili do te jete ylli shqiptar qe ka "Faktorin X"? Na ndiqni ne sezonin e pare te "X Factor Albania" vetem ne RTV Klan.

Nder programet e meparshme me audience te padiskutueshme, cilet do te vazhdojne ne kete sezon te ri?

Nisur nga suksesi, tradita televizive dhe audienca e kenaqshme vijojne ne sezonin e ri 2011, "Aldo Morning Show", "Opinion", "Kush do te behet Milioner", "Takimi i Pasdites", "Euroklan", "Kutia", "E diela Shqiptare", "Promozone", "Gjeniu i Vogel", "Kenget e Shekullit". Kesaj liste prodhimi te Klan, i shtohen edhe programet e reja te sezonit si "Zone e Lire", "X Factor" si dhe disa tituj te rinj qe jane ende ne tavoline per te qene surprizat e reja ne grilen tone programore.

Nje pike tjeter e forte e Klan eshte transmetimi i serialeve me te njohur ne te gjithe boten. Cilet do te vazhdojne dhe kush jane prurjet e reja per kete sezon?

U bene disa vite tashme qe ekrani i Klan ofron per publikun absolutisht serialet me te ndjekur ne te gjithe boten, tituj me shifra rekord audience, fitues te shume cmimeve, seriale qe shfaqen me dhjetera shtete dhe prodhime nga kompanite me te medha amerikane. Ne saje te kontratave ekskluzive me "Walt Disney", "Universal Studios", "CBS", "Warner Bross", kemi perzgjedhur serialet hite te cilet do te vijojne nga shtatori me sezonet e reja si "Dr.House", "Grey's Anatomy", "Heroes", "CSI NY", "Californication". Sapo perfundoi transmetimin seriali me i nxehte me nje sukses te jashtezakonshem ne Shqiperi "Sex & the City", i cili do te zevendesohet nga nje tjeter serial seksi dhe femeror. Do te vijne shume shpejt premiere absolute edhe sezoni i trete i "Beverly Hills 90210", prodhim i vitit 2011. Nje tjeter titull shume i ndjekur dhe nje hit boteror per adoleshentet, do te filloje transmetimin per here te pare dhe ekskluzivisht ne Klan "Hannah Montana". Seriale te rinj do te jene drama fituese e "Golden Globe" dhe "Emmy" - "Nip/Tuck", drama kriminale "The Closer", drama ligjore "The Good Wife" me Julianna Margulies. Shume shpejt premtoj se do te kete premiere ne Klan, nje serial po kaq cilesor sa ato amerikane, por kesaj here prodhim evropian, te cilin si titull dua ta le surprize.

Serialet humoristike gjithashtu jane te pelqyeshem per shikuesit. A do te kete ne kete sezon dhe cilet?

Po, rivjen ne Klan, komiku qe beri buje vitet e fundit ne Klan, Jim Belushi, me familjen dhe bemat e tij ne sit-comin "Jeta sipas Xhimit". Pas 168 episodeve te transmetuara deri tani, publiku shqiptar do te shoh premiere ekskluzive 24 serite e reja te sezonit te 8-te dhe te fundit me batutat dhe situatat komike te aktorit shqiptar Belushi. Eshte sezoni final dhe ju siguroj qe eshte i jashtezakonshem. Kemi vertete nevoje per te qeshur...

Nje pjese e mire e audiences deshiron telenovelat. Cilat do te behen pjese e programit te perditshem te Klan?

Vijon suksesi i "Gymysh", i cili ka mberthyer te gjithe shqiptaret para ekranit. Ora 17:15 eshte bere nje takim i domosdoshem per te pare telenovelen me te ndjekur turke te viteve te fundit, ekskluzivisht ne Klan. Ne dhjetor pas perfundimit te "Gymysh", do te vije nje tjeter titull turk, po kaq i suksesshem dhe jam i sigurt qe do te vazhdoje te beje per vete qindra e mijera teleshikues shqiptare, ashtu si "Gymysh". Ne shtator, per audiencen kryesisht femerore do te filloje transmetimin nje telenovele e re spanjolle "Bote te ndara" me aktoret me te mire te Amerikes Latine.

Evenimentet sportive jane nje tjeter moment i rendesishem ne Klan. Sivjet do te kemi serish ndeshje te kampionateve te famshme?

Me 13 shtator nis magjia e UEFA Champions League me fazat e saj emocionuese. Yjet e Evropes ne kampionatin me te bukur ne Bote, ku cdo ndeshje eshte nje finale me vete. Minutat e paperseritshme te Champions League nisin te martave dhe te merkurave ne ora 20:10 me emisionin "Prag-Champions" Live me Dritan Shakohoxhen dhe ne ora 20:45 direkt me stadiumet europiane per te ndjekur sfidat e kampioneve te Evropes drejt finales gjigante te 19 majit 2012 ne Munih te Gjermanise.

Ne Klan vitet e fundit jane transmetuar disa evenimente boterore si cmimet e pervitshme te kinematografise etj. A do t'i kemi serish ne sezonin e ri?

Kenaqesi personale dhe profesionale qe Tv Klan, prej vitesh tashme gezon ekskluzivit te transmetimit te evenimenteve nderkombetare me te rendesishme te botes se showbisnesit boteror. Ne saje te kontratave ekskluzive, Tv Klan do te transmetoje edhe kete sezon televiziv ceremonite gala nderkombetare, duke nisur ne fundvit me cmimet muzikore te tregut me te madh ne bote, atij amerikan "American Music Awards 2011" (ekskluzive qe nga viti 2009); sfilata dhe spektakli vjetor me hot "Victoria's Secret 2011" (ekskluzive qe nga viti 2009). Ne janar 2012 cmimet e kinemase dhe televizionit sipas shtypit te huaj hollivudian "Golden Globe Awards 2012" (ekskluzive qe nga viti 2008) dhe cmimet muzikore boterore "Grammy Awards 2012" (ekskluzive qe nga viti 2009), te njohura ndryshe si "Oskaret e muzikes" dhe per te kulmuar me ceremonine e cmimeve nr. 1 ne bote me te ndjekur "Academy Awards 2012" te njohura ndryshe si Cmimet Oskar, ceremoni e cila eshte shfaqur per here te pare e plote dhe ekskluzive ne nje ekran shqiptar ne vitin 2006 dhe ky ekran ishte dhe do te vazhdoje te jete vetem ne TV Klan. Cmimet Oskar tashme kane gjetur "shtepine e tyre shqiptare".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›