E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Moon do të takojë presidentin afgan Karzai

Kabul -Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon po viziton Afganistani, ku do të diskutojë me presidentin Hamid Karzai, por nuk janë dhënë detaje për temat e takimit ."Sot, i ftuari është sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, shkëlqesia e tij Ban Ki-moon", deklaroi zëdhënësi i Karzaït, Siamak Herawi, për gazetarët që ishin thirrur në presidencë pa u paralajmëruar për vizitën e tij. Vizitat e kryetarëve të shteteve, të qeverive apo organizatave ndërkombëtare mbahen zakonisht sekret deri në momentin e fundit në këtë vend, i cili që prej vitit 2001 është pre e kryengritjes së talebanëve, që është intensifikuar ndjeshëm që prej dy vjetësh, megjithë praninë e 70 000 ushtarëve të forcave amerikane dhe të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›