Obama plan për pagat e drejtuesve të bankave
Uashington -Presidenti amerikan, Barack Obama do të vendosë një limit prej 500 mijë dollarësh në vit për pagat e drejtuesve që drejtojnë bankat dhe kompanitë e tjera që marrin fonde të qeverisë amerikane për të stabilizuar bizneset e tyre, deklaroi dje një zyrtar i administratës. Deklarata e presidentit, që do të bëhet sot, do t'i japë nismën një përpjekje afatgjate për të reformuar rregullat e kompensimit të drejtuesve, deklaroi zyrtari.